Vonesat në ndërtimin e By-Passit të Vlorës kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm që kap shifrën e 9.4 milionë eurove. Të dhënat kanë dalë nga raporti i auditit i KLSH, sipas të cilit deri tani janë kryer vetëm 5.6 për qind e punimeve.
“Dëmi ekonomik i konstatuar është në vlerën 9.4 mln euro, e ndarë kjo sipas termave të referencës: 4.8 mln nga vonesa e punimeve dhe 4.2 mln euro nga volume punimesh të paguara tepër dhe 3.33 mijë euro, nga mos mbajtja e tatimit mbi të ardhurat”, deklaroi Enkeleda Palushi, audituese e KLSH.
“Nga auditimi i kryer është konstatuar se ky afat nuk është përmbushur. Madje deri në fund të muajit gusht 2016, realizimi kohor vetëm për punime është në masën 117% dhe është kryer vetëm 50%. Realizimi kohor për punimet është në masën 60%, janë kryer vetëm 5.6 për qind e tyre”, theksoi ajo.
Projekti për ndërtimin e Bypassit të Vlorës, financohet nga BE dhe lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.