Kryebashkiaku i provincën Kocaeli në Turqi është shpallur heroi i ditës.
Ditën e sotme, bashkia e Karamurselit kishte organizuar një ceremoni përkujtimore për tragjedinë e 1Marsit të vitit 1958 të Uskudarit, kur një anije me qindra persona në bord u fundos në afërsi të Izmirit pasi u përplas me shkëmbinjtë si pasojë e mjegullës.
Në kujtim të mbi 200 viktimave që humnën jetën, dy polumbarë po linin kurora me lule në det, kur papritur një polumbareje i kishin rënë të fikët. Këtë e vuri re kryebashkiaku, Ismail Yildirim i cili menjëherë ka hequr kollaren dhe është zhytyr për ta shpëtuar.
Për fat të mirë ai arriti ta shpëtonte dhe ta nxirrte në breg. Veprimi i tij u duartrokit nga të pranishmit./ opinion.al
https://youtu.be/rv8ggnJJ9Vw