Romanca e Katy Perry dhe Orlando Bloom cila nisi në janar të vitit të kaluar, pikërisht në mbrëmjen e Golden Globes, duket se ka marrë fund.
Lajmin për çiftin e ka konfirmuar një përfaqësues i tyre për revistën “Us Ëeekly”.
“Para se të publikohen thashetheme dhe deklarata të rrejshme ne mund të konfirmojmë se Orlando dhe Katy në këtë kohë kanë kërkuar hapësirë nga njëri-tjetri”, ka thënë ky përfaqësues.
Ky lajm vjen vetëm tri ditë pasi dyshja janë parë bashkë në ndejën e Akademisë së Filmit Oscar.
Nga fotografitë e çiftit, dukej se gjithçka po shkonte mirë mes tyre dhe të jepnin përshtypjen se dashuria e tyre po lulëzon.