Pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit për pezullim të punimeve mbi rrenojat antike, punimet duken se nuk kanë të ndalur, madje Bashkia Durrës ka futur edhe eskavatorin mbi rrënoja.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nisur nga ky fakt, e ka konsideruar këtë ngjarje një triumf të kriminalitetit në politikë.
Me anë të një statusi në Twitter, Manjani shkruan se Gjykata e Durrësit pezullon punimet, Bashkia nuk e zbaton.
Ndërsa, pyet: Ku janë kriminelët, në gjykatë apo në pushtet? Po bëjmë shtet apo shaka!
Gjykata e Durrësit pezullon punimet,Bashkia nuk e zbaton! Ku janë kriminelet, në gjykatë apo në pushtet?! Po bëjmë shtet apo shaka!
— Ylli Manjani (@yllimanjani) February 28, 2017