Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orinda Huta rrëfen dashurinë me Turin dhe detajet e dasmës përrallore

2017/02/28 at 5:49 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Orinda Huta rrëfen dashurinë me Turin dhe detajet e dasmës përrallore

E ftuar sot në programin “Fun Day” në “In Tv”, këngëtarja e prezantuesja Orinda Huta foli gjatë për përditshmërinë e saj.


Ajo rrëfeu se ditën e nis herët, bën sport, ushqehet mirë e ndjek besnikërisht një regjim ushqimor. Orinda bën çdo ditë 50 minuta vrap e më pas shkon në palestër, duke bërë sport nga e hëna në të hënë. E pyetur nga moderatorja Fatma Methasani, Orinda tregoi edhe për ndryshimin e beftë të flokëve.

“Prova u bë për dasmën, për t’iu rikthyer ngjyrës sime origjinale. Nuk po më pëlqenin si po më rrinin. Brenda natës u ktheva me ca fije e të nesërmen me një trajtim të mirë, u bëra sërish bionde”.

Orinda si prezantuese foli për punën në televizion, duke treguar se angazhimi i madh që i kërkonte detyra si autore e moderatore në programin e pasdites në Vizion Plus, e bëri që të largohej nga ky program i përditshëm. Ajo tha se projektet e tjera që ka zgjedhur i japin më shumë kohë që të kujdeset për veten e në muajt në vijim edhe për përgatitjen e dasmës së saj me Turjan Hyskën.

Sakaq Orinda si këngëtare zbuloi se ka gati një këngë e ka blerë tri të tjera, por pa sqaruar se kur mund të punojë me to për t’u rikthyer në muzikë.

“Më merr malli për pjesën kur këndoj në studio por jo për të bërë videoklipe. Me sa duket nuk u përshtata dot me tregun”.

E pyetur nga prezantuesja se si u ndje kur Elvana e imitoi në darkën e famshme të organizuar në ‘Altar’, Orinda u përgjigj kështu: “Elvanën e kam shumë xhan. E ka bërë shumë shpesh atë gjë dhe nuk ishte çudi për mua ndaj dhe lajmet s’më bënë përshtypje”.

Përpara se të jepte publikisht detajet e dasmës,shkruan “revistawho.com”, prezantuesja dha disa detaje nga e kaluara, për nisjen e historisë së tyre të dashurisë….

“Këtë javë kemi 10 vjet lidhje. Kur nisi nuk mendonim që do të vazhdonte kaq gjatë. Rashë në dashuri shumë shpejt me Turjanin. Ishte Turjani, ishin rrethanat… Ishte një marrëdhënie që nisi natyrshëm, një dashuri e bukur që do jetë besoj dhe shpresoj me bekimin e Perëndisë. Momentet tona janë shumë speciale e nuk mbajmë celular. Kemi qenë gjithmonë shumë të rezervuar. Nuk e ndryshojmë dot këtë pjesën e rezervimit. Do të vazhdojmë t’i përjetojmë gjërat për veten tonë”.

Me tej, duke sqaruar se përshkrimin e dasmës me Turin do e bëjë vetëm sot e jo më deri më 27 korrik, Orinda shpjegoi se ç’do të ndodhë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

“Kam veshur fustane ëndrrash pafund tek “Geraldina” por kur shikon fustanin që është i joti, i rikthehesh prapë. Dhe po iu ktheve më shumë se 3 herë është i yti. Unë ia kam vënë syrin e do të vesh vetëm një fustan. Edhe dasma do të jetë vetëm një ditë. Në orën 7 të pasdites do të jetë momenti i altarit kur ne do i themi po njëri-tjetrit me bekimin e Perëndisë. Do të ketë premtime që do i bëjmë njëri-tjetrit. Pas kësaj do të jetë momenti i fotografive, por ne nuk do të pozojmë. Do të ketë disa fotografë që do të kapin momentet më të bukura. S’do të jetë dasmë “country” siç tha Turi, por një dasmë e stilit bohemian. Më pas do të ketë një festë të madhe me njerëzit më të dashur nga fisi e do t’i japim rëndësi edhe miqve të ngushtë”./ revistawho.com

 

Etiketa: dasmalidhjaOrinda hutaturjan hyska


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Propozimi/ Idrizi: Vendi në krizë, pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

Propozimi/ Idrizi: Vendi në krizë, pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

Video +18/ Identifikohet çifti që bëri seks në mes të picerisë

Video +18/ Identifikohet çifti që bëri seks në mes të picerisë

Mediat botërore/ Treni serb me mbishkrimin, “Kosova është Serbi” nxit tensione me Kosovën

Çfarë po e rindez nacionalizmin në Ballkan?
















TE FUNDIT

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
5 Qershor, 2025

Mes luftës dhe urisë, palestinezët në Rripin e Gazës po presin festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami shënon provën e...

Lexo më shumë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com