Disa prej banorëve të Zharrëzës kanë treguar sot në emisionin “Opinion” tmerrin që kanë përjetuar gjatë kohës së shpërthimeve prej kompanisë Bankers për nxjerrjen e naftës.
Ata tregojnë se shpërthimet kanë filluar që me nisjen e nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers.
“Askush nuk ka ardhur për të vlerësuar banesën. E kam ndërtuar në vitin 1992. E mora privatisht ekspertin dhe e nxorri shtëpinë të pabanueshme. Shpërthime nuk ka patur derisa ka adhur Bankers Petroleum. Përpara vitit 2004 nuk kemi patur shpërthme. Shpëthimet janë të tmerrshme, aq sa fëmijët tmerrohen dhe dalin me vrap. Tërmeti i ka lëvizjet horizontale këto tronditje janë vertikale. Shtëpia kushton rreth 45 milion lekë” thotë një banor.
“Kanë ardhur dhe e kanë parë shtëpinë dhe çarjen që ka në mes dhe më kanë thënë që kjo këtu rregullohet me pak llaç. Shtëpinë e kam ndërtuar në 2004 dhe kushton rreth 60 milion lekë” thotë një banor tjetër.
Shiko videon: