Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e re/ Zaev me shqiptarët siguron 67 firma, kërkon mandatin tek Ivanov

2017/02/27 at 6:51 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria e re/ Zaev me shqiptarët siguron 67 firma, kërkon mandatin tek Ivanov

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, i dorëzoi të hënën presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij dhe partive politike shqiptare, si garanci për sigurimin e shumicës parlamentare.


Ai tha sedhe pret që t’i ndahet sa më shpejtë mandati që ta formojë qeverinë e Maqedonisë.

Burime nga LSDM për Evropën e Lirë thonë se presidenti Ivanov “i ka thënë liderit të LSDM-së se të marten, më së voni të mërkurën do t`ia ndajë mandatin.

“Në dorë mbaj 67 nënshkrimet e deputetëve të përbërjes së re parlamentare, si garanci për mundësinë e formimit të qeverisë së re për qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht këto nënshkrime mundësojnë që të përfundojë kriza në Republikën e Maqedonisë dhe shteti përfundimisht të ecë përpara“, tha Zaev.

Ai tha se pret që presidenti Ivanov t`ia ndajë mandatin në një afat sa më të shkurtër kohor.

“Pres që zoti Ivanov të më ndajë mandatin në një afat sa më të shkurtër kohor që të mund të fillojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë”, tha Zaev duke shprehur bindjen se do të ketë një transferim të shpejtë dhe pa probleme të pushtetit.

Zaev nuk ka komentuar sot ofertën e liderit te VMRO DPMNE për ta mbështetur të bëhet kryeministër.

Ndërkohë njohësit e çështjeve politike qëndrimine fundit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili tha se do ta mbështes liderin e LSDM-së Zoran Zaevin për t’u bërë kryeministër, me kusht që të heq dorë nga koalicioni me partitë shqiptare, e shohin si përpjekje të tij që individuale ta zhvendosë tek ajo kolektive.

Sipas tyre Gruevski e di “se do të duhet të përballet me drejtësinë për shumë çështje kriminale për të cilat ka ngritur padi edhe prokuroja speciale publike e Maqedonisë”.

Nikolla Dujovski, analist politik, thotë se realiteti në Maqedoni ka ndryshuar dhe letra nacionaliste më nuk është fitimprurëse për partitë politike.

“Mendoj se edhe ata të cilët kanë qenë në presion të vazhdueshëm, të punësuarit në administratën publike madje edhe sektorin privat, nga ana e drejtuesve të pushtetit tanimë nuk do të mund t’i nxjerrin aq lehtë në rrugë për të protestuar në atë të quajturën “sandviç revolucion” përkatësisht gjoja se bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare maqedonase”.

“Ai (Gruevski) e di se do të duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë, sepse ka shenja serioze për çka ka ngritur padi Prokuroria Speciale Publike se ka kryer ose ka qenë I përfshirë në aktivitete kriminale, andaj dëshiron ta zhvendosë përgjegjësinë individuale në përgjegjësi kolektive”, vlerëson Dujovski.

Përderisa Suleman Rushiti ish ministër në kabinetin Nikolla Gruevskit gjatë periudhës 2006 -2008 thotë se koncepti I kryetarit të VMRO DPMNE-së si ish kryeministër është koncept I të kuptuarit të shtetit si pronë e vetja prandaj rënien nga pushteti dëshirojnë ta paraqesin si rrënim të shtetit.

Rushiti thotë se ftesa e Gruevskit për të bërë koalicion me Zaevin është paradoksale ngase për një njëri që është kundër federalizmit me këtë ndarje nacionale I hapet rrugë pikërisht federalizmit të Maqedonisë.

“Në këto deklarata ka shumë paradokse sepse Gruevski në një anë thirret në ruajtjen e shtetit unitar ndërkohë që në anën tjetër nuk pranon se numri prej 67 deputetëve shqiptarë dhe maqedonas paraqet shumicën parlamentare. Pra, në njërën anë lufton federalizmin ndërkohë që promovon konceptin e federalizmit të shtetit duke bërë thirrje për koalicionim mes partive maqedonase duke përjashtuar vendimin unitar të LSDM-së dhe partive shqiptare për zgjidhjen e statusit t ëgjuhës shqipe”.

“Do të thosha se deklarata e Gruvskit pasqyron një njeri të frikësuar nga drejtësia duke kërkuar shpëtim në idetë nacionaliste”, thotë Rushiti.

Në shenjë pakënaqësie ndaj koalicionimit mes Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe partive politika shqiptare pas arritjes së ujdisë për ligjin për gjuhën shqipe që mundëson një shtirje më të gjerë në tërë territorin e Maqedonisë, Iniciativa Qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” dhe sot ka paralajmëruar protesta.

/Rel/

 

Etiketa: 67 firmashqiptaretzaev


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Zdhënësja e Berishës publikon foton që aspak nuk do ti pëlqej Ramës

Zdhënësja e Berishës publikon foton që aspak nuk do ti pëlqej Ramës

Foto/ Ajola Xoxa shtatzënë? Ja e vërteta

Ajola Xoxa shtatzënë?

U qëllua me armë nga polici italian, vdes 35 vjeçari nga Miloti

U qëllua me armë nga polici italian, vdes 35 vjeçari nga Miloti
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com