Një kamion ka bllokuar sot rrugën e Llogorasë në Vlorë. Kamioni ka mbetur pa lëvizur për disa orë, duke penguar qarkullimin.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar rrugën, duke zhvendosur mjetin anash rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në një ndër kthesat e fundit në Qafë Llogara, ku besohet se një manovër e gabuar apo mosnjohja e rrugës nga shoferi, ka bërë që kamioni të ngecë në një nga kthesat më të vështira të kësaj rruge.