“Fëmijët kanë fëmijë”. Abuzimet tronditëse të vajzave nga Guatemala, hedhin dritë ndaj një realiteti të hidhur. Vajzat e këtij vendi, që nga mosha dhjetë vjeçare, përdhunohen dhe bëhen me fëmijë.
Guatemala ka një nga normat më të larta në botë të shtatëzanive, ku më shumë se 5.100 vajza nën moshën 14 vjeç lindin fëmijë.
Përdhunimi dhe abuzimi seksual për fat të keq është i zakonshëm, ku 30 për qind e foshnjave të lindura nga këto vajza adoleshente, vijnë në jetë si shkak i abuzimeve seksuale. Shumë vajza shtatzëna nuk e kuptojnë aktin seksual dhe shpesh krimi nuk njihet për shkak se burrat i shohin vajzat si pronë të tyre. Pavarësisht nga ligjet e krijuara për të frenuar përdhunimin e vajzave 10-të vjecare, vetëm tetë abuzues u dënuan në vitin 2012.
Fotografja Linda Forsell, ka realizuar një reportazh në Guatemala. Ajo është takuar me këto vajza e ka dëgjuar për herë të parë, historitë e tyre.
Foshnjat në krahët e këtyre vajzave të reja, mund të ishin vëllezërit apo motrat e tyre por raporti i vërtetë është nënë-fëmijë. Në Guatemala, një e katërta e të gjithë foshnjave janë të lindura nga nëna adoleshente.
Pothuajse të gjitha lindjet e adoleshente, 90 për qind e tyre, janë si pasojë e një abuzimi seksual nga të afërmit e vajzës, xhaxhai ose kushëriri. Por raporti rëndohet ku gati 30 për qind e fëmijëve janë të lindur si rezultat i abuzimit të vetë baballarëve ndaj vajzave të tyre adoleshente.
Qeveria po përpiqet për të goditur këtë fenomen. Gati 100.000 gra janë përdhunuar gjatë këtyre viteve të dhunshme, eku vetëm 10,000 mijë gra kanë patur guximin dhe janë treguar të afta për ta raportuar atë.