Në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kozare të Kuçovës, dyshohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse.
Mësohet se janë pikërisht tre vajzat të kanë bërë denoncimin në polici ndaj drejtorit të shkollës.
Burime nga policia e Beratit thanë se 3 nxënëset kanë shkuar së bashku me prindërit e tyre për të bërë kallëzimin penal me akuzën e ngacmimit seksual.
Pas denoncimit, policia mësohet se ka bërë edhe ndalimin e drejtorit të shkollës 9-vjeçare.
Mësohet se i ndaluari është Ajaz Ajazi, 63 vjeç i cili prej disa vitesh ishte drejtor i shkollës në fshatin Kozare.