Forcat e policisë janë përplasur me banorët e Zharrëzës për shkak se këta të fundit kanë tentuar të ngrenë çadër përpara Ministrisë së Energjisë. Sipas policisë, banorët nuk mund të ngrenë çadrën sepse nuk kanë marrë leje për protestë.
Më herët ata zhvilluan një takim me zv/Kryeministrin Niko Peleshi në ambientet e Ministrisë së Energjetikës. Pas takimit, banorët thanë se biseda ishte pozitive, megjithatë deklaruan se nuk do të largohen deri sa të marrin personalisht aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet në banesa.
Aktualisht ata ndodhen në oborrin para ministrisë dhe nuk pranojnë të largohen. Një nga banorët u dërgua në spital me lëndime në trup.
20170225-175723 by e-d21