Çifti i famshëm Turjan Hyska dhe Orinda Huta më 9 mars të këtij viti festojnë 10 vjetorin e lidhjes së tyre, një marrëdhënie që ata kanë vendosur ta kurorëzojnë në martesë!
Në një intervistë të fundit, Turi nuk ka nguruar të tregojë detaje për dasmën, duke zbuluar shumë për ditën e tyre më të lumtur.
“Dasma do të jetë me temë “Country”, në sensin që do jetë në një vend të hapur me gjelbërim dhe me shumë ndriçim, se për skenografi e për spektakël nuk vuajmë. Për të tjerat merret Orinda, sepse ajo kujdeset më mirë për detajet.”
Por, pse data 27 Korrik u përzgjodh si dita e dasmës së tyre?
“Ka shumë 7-ta brenda dhe thonë që është numër me fat, ndaj edhe ne zgjodhëm atë ditë, që i bie ditë e enjte.”
Kuriozitet të madh ka edhe për listën e të ftuarve, ku siç edhe Turi pranon do të jenë edhe shumë nga miqtë e tyre artistë:
“Lista është e gjatë, me diku tek 290-300 të ftuar, por një dasmë kemi, nuk do e bëjmë dasmën unë veç e Orinda Veç. Orinda e ka marr me shumë stres dhe do që njerëzit të kënaqen, po unë mendoj që në fund e rëndësishme është të kënaqemi ne!”
Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: