Claudio Ranieri është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së Leicester City.
Lajmin e ka bërë të ditur e britanikja “Daily Mail”, sipas të cilës, teknikut i është komunikuar mbrëmë largimi nga drejtimi i klubit të cilin në mënyrë të pabesueshme e shpalli kampion në sezonin e kaluar.
Vendimi është marrë që pas humbjes 2-1 në Sevilje në Ligën e Kampioneve por i është komunikuar sot trajnerit italian, edhe pse pak ditë më parë, klubi nëpërmjet një komunikate bëri të qartë se italiani ishte i paprekshëm.
Ndërkohë mes shumë urimesh “ngushëlluese” ka qenë edhe ai i trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho.
“Kampion i Anglisë dhe trajneri i vitit nga FIFA, i shkarkuar. Ky është futbolli i ri Claudio. Vazhdo të buzëqeshësh shoku im. Askush nuk mund ta shlyej historinë që ke shkruar”, shkroi Mourinho në një postim në Instagram./ opinion.al