Një 17 vjeçare është arrestuar nën akuzën se ka detyruar një vajzë të mitur të kryente marrëdhënie seksuale. Policia tha se është vënë në pranga K.H 17 vjeç si dhe Dritan Toska, 37 vjeç, të dy nga Tirana.
“Arrestimi i tyre është kryer pasi, Dritan Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur S. SH., pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga shtetasja K. H. Gjithashtu dyshohet se 17 vjeçarja ka nxitur të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar”, bëri të ditur policia.
Materialet procedueriale i’u kaluan Prokurorisë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç” në ngarkim të shtetasit Dritan Toska dhe për veprën penale “Favorizimi i prostitucionit”- në tentativë në ngarkim të shtetases K. H.