Protesta e opozitës para Kryeministrisë në “Çadrën e Lirisë”, ka marrë një tjetër zhvillim në këto çaste, përveç këngëve dhe valleve kanë nisur edhe quize-t.
Pyetja sa i njihni të inkriminuarit e Ramës, ka nxitur kureshtjen e protestuesve dhe jo vetëm.
Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga akuzat në Itali për Armando Prengën, deri te emri i vërtetë i Rroshit dhe Bushit.
Kështu, kush gjen pyetjen e saktë fiton edhe dhurata. Dikush ishte me fat dhe fitoi një flamur të PD-së pasi gjeti përgjigjet e sakta.