Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri gjerman: Azilkërkuesit do dëbohen me shpejtësi. Rrezikojnë mbi 200 mijë persona

2017/02/23 at 10:41 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji i ri gjerman: Azilkërkuesit do dëbohen me shpejtësi. Rrezikojnë mbi 200 mijë persona

Në fund, kabineti federal nuk e zbuti pozicionin e tij. Megjithë protestat e veprimtarëve të të drejtave të njeriut dhe kundërshtimeve të opozitës ai e miratoi paketën e masave, që do të çojë në dëbime më konsekuente.


Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen në të ardhmen më shpejt dhe në mënyrë me konsekuente. Këtë e vendosi kabineti në Berlin. Në bazë të kësaj, arresti për të siguruar largimin mund të zgjatet në dhjetë ditë, për të penguar që azilkërkuesit e refuzuar t’i shpëtojnë dëbimit. Është parashikuar edhe një zgjerim i arrestit para dëbimit për të ashtuquajturit rrezikues, të cilët mendohet se mund të kryejnë atentate ose vepra penale të tjera të rënda. Veç kësaj, të huajt, për të cilët ekziston një interes shumë i madh që të dëbohen. në bazë të projektligjit do të jetë e mundur që të mbikqyren përmes prangave elektronike në këmbë.

“Ligji për zbatimin më të mirë të detyrimit për largim” parashikon veç kësaj që Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) të lejohet në të ardhmen të kontrollojë në raste të caktuara celularët e azilkërkuesve, për të sqaruar identitetin e tyre. Ai që jep të dhëna të gabuara për identitetin e tij, duhet të presë kufizime për lirinë e tij të lëvizjes.

Riatdhesimet duhet të bëhen mundësisht që nga qendrat e para të pranimit të refugjatëve. Një “Qendër për Mbështetjen e Kthimit (ZUR)” e Federatës dhe e Landeve do t’i lehtësojë kthimet e përbashkëta. Sipas të dhënave të BAMF-it, në 31 dhjetor nga

Gjermania duhet të largoheshin me detyrim 207.000 vetë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha pas vendimit të kabinetit se përballë numrit të madh të kërkesave për azil që priten të refuzohen është e rëndësishme që të zbatohet detyrimi për largim. Kur personat që duhet të largohen me detyrim nuk kthehen vullnetarisht në atdheun e tyre, dëbimi duhet të mbetet “një mjet i mundur dhe i drejtë”, tha De Maiziere.

Ai tha tha se politika ndaj refugjatëve e qeverisë gjermane ka dy anë: integrimin e personave në nevojë dhe në anën tjetër nevojën që azilkërkuesit e refuzuar të detyrohen të largohen sërish nga vendi. “Të dyja anët e kushtëzojnë njëra-tjetrën”, tha politikani i CDU-së. Kritikën për verifikimin e të dhënave të celularëve ministri e hodhi poshtë. Është vetëm “e drejtë dhe e lirë”, që shteti të sigurohet nëse të dhënat e një azilkërkuesi për origjinën e tij janë të sakta, tha ai.

Federata dhe landet gjermane ranë dakord që në 9 shkurt në një takim në Zyrën Kancelarore për masat në fjalë. Që ligji kaloi në kabinet vetëm 14 ditë më vonë, për mendimin e De Maiziere është “një shenjë e qëndrimit të bashkuar” të qeverisë federale dhe e koalicionit. Projektligji duhet të miratohet edhe nga Bundestagu Gjerman.

Organizatat pro azilit e kritikuan vendimin. Rreth 20 organizata kërkuan në një deklaratë ndër të tjera që të paktën të mbahet parasysh me përparësi mirëqënia e fëmijëve të prekur. Deklaratën e nënshkruan Pro Asyl, Fondi Gjerman për Fëmijët, Komuniteti Federativ i Qendrave Psikosociale për Refugjatët dhe Viktimat e torturave, UNICEF Gjermani dhe World Vision. /DW

Etiketa: azildebimegjermaniligj


Ju sugjerojmë

Shpallet zi buke në Gaza
Bota

Shpallet zi buke në Gaza

22 Gusht, 2025 1:06 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

22 Gusht, 2025 12:54 pm
Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara
Kronikë

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

22 Gusht, 2025 12:41 pm
Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream
Bota

Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream

22 Gusht, 2025 12:40 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

22 Gusht, 2025 12:30 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Dhunuan 21-vjeçarin në Tiranë, Policia arreston tre persona

22 Gusht, 2025 12:27 pm
Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë
Kronikë

Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë

22 Gusht, 2025 12:13 pm
Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
Kronikë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

22 Gusht, 2025 11:39 am
Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
Sport

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

22 Gusht, 2025 11:32 am
Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
Aktualitet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

22 Gusht, 2025 11:29 am
Para

Arrestohet i riu nga Lushnja, dhunonte nënën e motrën

Foto/ Nis seanca plenare me sallën bosh, mungojnë dhe ministrat

Foto/ Nis seanca plenare me sallën bosh, mungojnë dhe ministrat

Video/ Era Istrefi tregon pak nga kënga e re… Si ju duket?

Publikoi këngën e Era Istrefit, arrestohet pronari i kompanisë së njohur muzikore
















TE FUNDIT

Shpallet zi buke në Gaza

Shpallet zi buke në Gaza
22 Gusht, 2025

Zi buke është konfirmuar zyrtarisht në Gaza nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC). Sipas mediave të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
22 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë zjarri gjatë ditës së sotme në rrugën “Petraq...

Lexo më shumë

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara
22 Gusht, 2025

Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka rënë...

Lexo më shumë

Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream

Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream
22 Gusht, 2025

Gushtin e kaluar, hetuesit gjermanë menduan se ishin pranë zgjidhjes. Me urdhër-arrest evropian ata ishin në kërkim të një zhytësi nga Ukraina. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com