Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekriminalizimi/ Fufi e Gaçe: S’kemi frikë nga prokuroria

2017/02/22 at 2:11 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse po hetohet Artan Gaçi, deputeti i majtë i ardhur nga biznesi?

Deputët Artan Gace (PS), Omer Mamo (PDIU) dhe Mhill Fufi i përjashtuar prej muajsh nga Partia Demokratike, janë paraqitur pranë Institutit të Policisë Shkencore për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe profilet e tyre fotografike.

“Vajta dhe i dhashë shenjat e gishtërinjve të martën në orën 19:00. Jam mes deputetëve që e kanë votuar ligjin e Dekriminalizimit dhe po e zbatoj atë. Dua të garantoj se nuk kam asnjë rekord kriminal as në Shqipëri, e as në ndonjë vend të huaj. Jam i hapur për hetime”, tha Mhill Fufi.

Ndërsa Gaçe tha se “iu përgjigja i pari dhe brenda një ore kërkesës së Prokurorisë. Pres përgjigje urgjente. Hajdutët dhe kriminelët nuk më njollosin dot”, tha Gace.

Deputeti i PDIU, Omer Mamo, nuk pranoi të jepte shpjegime, ndërsa deputeti Aqif Rakipi tha se do ta respektojë organin e akuzës. “Shenjat e gishtërinjve i kanë. Megjithatë, unë do të paraqitem sipas kërkesës së Prokurorisë. Për gjithçka tjetër mund të them që është show mediatik”, u shpreh Rakipi.

***

Kërkesa e organit qendror të akuzës për regjistrimin e shenjave të gishtave për pesë deputetë, erdhi në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj disa deputetëve të Kuvendit sipas ligjit për dekriminalizimin, pasi dyshohet se kanë fshehur rekordet kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Shenjat e gishtave dhe fotot e tyre, do t’u dërgohen agjencive europiane të zbatimit të ligjit, për krahasim, pasi ka dyshime të forta se janë dënuar penalisht nga autoritetet e huaja.

Deputetët për të cilët prokuroria dyshon se preken nga ligji i dekriminalizimit kanë shkuar në polici ku kanë lënë shenjat e gishtave. Policia Shkencore pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë ka nisur marrjen e shenjave daktiloskopike të deputetëve pas kërkesës së prokurorisë, e cila po bën hetim të thelluar për përfshirjen e tyre në vepra penale jashtë vendit. Deputetët të cilët janë përfshirë në procesin e dhënies së shenjave të gishtave janë: Mhill Fufi, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Gledion Rehovica, Armando Prenga dhe Artan Gaçi.

Deputetët e parë të cilët kanë shkuar menjëherë të lënë shenjat e tyre të gishtërinjve janë, Artan Gaçi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi.

Deputetët e tjerë kanë 5 ditë kohë nga marrja e njoftimit për të dorëzuar shenjat daktiloskopike.

Deputetët gjithashtu janë fotografuar nga kjo drejtori siç skedohen të gjithë personat në polici, me një foto ballore dhe një në profil.

Këto të dhëna të Policisë Shkencore do të dërgohen pranë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila më pas do t’i përdorë ato për të kërkuar nga vendet fqinje, ose atje ku ka dyshime se gjashtë deputetët kanë kryer vepra penale. Shenjat e gishtave do të ndihmojnë në rast se këta persona kanë kryer vepra penale ose janë të dënuar me emra të tjerë.

Etiketa: dekriminalizimideputetëhetimepolicishenjat e gishtave

Ju sugjerojmë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Para
“Magjia e zezë”/ Paguan fallxhoren 400 mijë euro për t’ia larguar magjitë

“Magjia e zezë”/ Paguan fallxhoren 400 mijë euro për t'ia larguar magjitë

Kjo është e përbashkëta e kushtueshme e Galaxy S8 dhe iPhone 8

Kjo është e përbashkëta e kushtueshme e Galaxy S8 dhe iPhone 8

Pesë arsyet pse shkolla i dëshpëron fëmijët

Pesë arsyet pse shkolla i dëshpëron fëmijët

TE FUNDIT

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com