Vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj të 29-të, Rihanna ka thyer një prej rekordeve më të rëndësishme të mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.
Kënga e saj “Love On The Brain”, pjesë e albumit të fundit “Anti” është ngjitur nga vendi i 13, në vendin e tetë të Billboard Hot 100.
Kjo është hera e 30-të për këngëtares nga Barbados që ngjitet në 10 vendet e para të klasifikimit më të rëndësishëm Amerikan, duke lënë pas legjendën Michael Jackson. Ndërkohë në vend të parë të këtij rekordi mbetet Madonna e pozicionuar 38 herë në këtë renditje dhe grupi The Beatles me 34.
Rihanna është ngjitur për herë të parë në Top 10 të Billboard në vitin 2005 më këngës “Pon de Replay”./ opinion.al