Ky që shihni në foton më poshtë është Klement Çala dhe është i dyshuari i 7-të si pjesë e bandës së grabitësve që vodhën paratë e bankës në rrugën e Rinasit, përkatësisht në Qafë Kashar më 9 shkurt.
“Panorama” ka mësuar se ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn te Bankës Kombëtare Greke në qendër te qytetit te Larises dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.
Prokuroria ka dyshime që mund të ketë qenë pjesë e grupit edhe në grabitjet që ndodhën në Rinas, por megjithatë, për të nuk ka ndonjë provë konkrete, vetëm dyshime.
Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.
Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.