Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Duka ftesë për Ilir Metën: Shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike!

2017/02/20 at 8:00 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agron Duka ftesë për Ilir Metën: Shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike!

Pas ftesave nga disa eksponentë të Partisë Demokratike, një tjetër aleati i demokratëve, Agron Duka, kreu i PAA, i ka dërguar një letër kreut të LSI, Ilir Meta, duke i kërkuar që të dalë nga koalicioni dhe të krijohet një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit.

Ja letra e plotë e Dukës drejtuar Metës

I nderuar z. Ilir Meta,

20 shkurti është një datë simbolike për qytetarët shqiptarë, një datë që ndanë historinë tonë në dysh. Në një anë të saj qëndron e shkuara totalitare, diktatoriale, pa liri dhe pa të drejta. Në anën tjetër nisi një histori e re, me forma të reja përfaqësimi dhe demokratike. Njëzet e gjashtë vite kanë kaluar nga 20 shkurti i 1991, por sistemi ynë politik gjendet përpara një krize nga e cila vetëm largpamësia jonë si përfaqësues të qytetarëve mund ta zgjidhë, dhe nga rezultati i së cilës do të gjykohemi në të ardhmen.

Simbolikisht, këtë 20 shkurt, po ju drejtohem ju z. Meta si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të filluar një histori të re të zgjedhjeve politike shqiptare. E ardhmja e vendit nuk mund të jetë vetëm çështje numrash. Nuk dua të bëj këtu një bilanc për katër vitet e kaluara, gjykoj se më të rëndësishëm do të jenë katër muajt e ardhshëm. Këto katër muaj që na ndajnë nga zgjedhjet mund të shënojnë një fillim të ri për politkën tonë. Jam i vetëdijshëm që në botëkuptimin tuaj stabiliteti është kryefjala e politikbërjes. Thënë kjo, për stabilitetin e vendit dhe për të mos ndalur procesin e rregullt demokratik dhe integrimin evropian, ju kërkoj të reflektojmë së bashku mbi alternativat për të arritur një proces zgjedhor në të cilin shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe fituesit e zgjedhjeve të jenë të legjitimuar nga kjo sipërmarrje e përbashkët

Qeveria teknike është një instrument politik që ju e keni artikuluar publikisht. Qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të jepte një tjetër hov procesit demokratik në vendin tonë. Qindra mijëra qytetar kërkuan këtë në 18 shkurt. Le t’ju japim atyre këtë mundësi. Të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, jo vetëm për të mbrojtur zgjedhësit dhe zgjedhjet, por për të hequr një herë e mirë nga ligjërata politike post zgjedhore foljen “vjedhje”. Nëse zgjedhjet do të organizohen me një qeveri sa më gjithëpërfshirëse, asnjë parti politike nuk do të ketë justifikime ose pretendime për rezultatin e 18 qershorit. Ky do të jetë edhe një rast i mirë për të dhënë një provë pjekurie politike të domosdoshme për procesin e integrimit evropian. Për të nisur këtë cikël të ri politik i bëj apel ndërgjegjes tuaj dhe përgjegjshmërisë tuaj.

Sinqerisht,

Agron Duka

Etiketa: agron dukafteseilir Metaleter e hapurqeveri teknikezgjedhje

Ju sugjerojmë

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti
Kryesore

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti

4 Shtator, 2025 8:00 pm
“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin
Bota

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin

4 Shtator, 2025 7:42 pm
Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim
Aktualitet

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim

4 Shtator, 2025 6:48 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

4 Shtator, 2025 6:23 pm
Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim
Bota

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim

4 Shtator, 2025 5:34 pm
Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
Bota

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

4 Shtator, 2025 3:59 pm
Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
Bota

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

4 Shtator, 2025 3:28 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD kundështon rezultatin e zgjedhjeve, zbulohet kërkesa e Kolegjit Zgjedhor

4 Shtator, 2025 2:59 pm
Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona
Bota

Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona

4 Shtator, 2025 2:51 pm
Para
Punimet për “Veliera”/ A po shkatërron Dako vlerat arkeologjike të Durrësit?

Video/ Bashkia Durrës rifillon punimet në projektin "Veliera"

Partizani mund sërish Tiranën në derbi

Partizani mund sërish Tiranën në derbi

Franko Stree Art – Rene Moncada i Tiranës

Franko Stree Art – Rene Moncada i Tiranës

TE FUNDIT

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti
4 Shtator, 2025

Shqipëria ka fituar në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit me rezultatin 0-1, falë një penalltie të Jasir Asanit. Sfida e...

Lexo më shumë

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin
4 Shtator, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se të gjithë e kishin gabim për Putinin, në një intervistë me revistën franceze Paris...

Lexo më shumë

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Rama ka...

Lexo më shumë

PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
4 Shtator, 2025

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkonte të rrëzohej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com