Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha sot se opozita me bojkotimin e parlamentit në fakt po bojkoton Vetingun. I pyetur mbi deklaratën e kreut të PD, se i është ofruar ‘koka’ e Tahirit për t’u tërhequr nga protesta, Balla e mohoi një gjë të tillë duke u shprehur se Basha nuk duhet të merret seriozisht për ato që thotë.
Sipas tij, jo të gjithë në PD janë pro asaj “birrarie” që ka ngritur në Bulevard, duke injoruar çadrën.
Deklarata e tij tek Kryesia e Kuvendit
“Besoj që premtimi për bojkotin për Kuvendin nga opozita nuk është lajm i ri, pasi është paralajmëruar kohë më parë, pasi e kemi ditur se ata nuk janë dhe nuk duan të jenë pjesë e funksionimit normal të parlamentit kur pritet të ngrihen komisionet e Vetting-ut.
Pa zbatimin e Reformës Shqipëria nuk mund të ecë para. Të protestosh kundër reformës në drejtësi nuk është në të mirë të Shqipërisë.
Protesta e PD është vetëm e një klani brenda PD-së, pasi pjesa tjetër nuk e ka miratuar këtë “birrari”.