Orët e vona të kësaj mbrëmjeje të ftohtë shkurti vazhdojnë të mbajnë brenda çadrave opozitarët protestues. Në fotot e publikuara nga mediat dhe rrjetet sociale, shihen mes tyre edhe ish-ministra si Genc Ruli apo Fatmir Mediu, ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme shihet edhe vetë kreu i opozitës Lulzim Basha. Më herët i pranishëm në çadër ka qenë deputeti Berisha.