Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekriminalizimi/ KQZ: 19 deputetë me probleme, emrat, ja kush rrezikon

2017/02/19 at 12:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dekriminalizimi/ KQZ: 19 deputetë me probleme, emrat,  ja kush rrezikon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli sot në një deklaratë për mediat ku tha se nga 140 deputetë, 19 të tillë kanë të dhëna për dënime dhe shkelje në formularët e vetëdeklarimit. Gjithashtu, KQZ tha sot se janë edhe 11 kryetarë bashkish që kanë deklaruar se kanë qënë të dënuar, ndaluar ose gjobitur më parë.


DEKLARATA

  • Nga 140 deputetë:
  • 121 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • 19 prej tyre kanë të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
  • Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputet, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • Nga 61 kryetar bashkie:
  • 50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • 11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
  • KQZ ka verifikuar 1595 anëtarë të këshillave bashkiakë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në KQZ. (Të dhënat për këshilltarët janë bërë tashmë publike në mbledhjet e KQZ-së)
  1. Nga shqyrtimi i dokumentacionit (formularë vetëdeklarimi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentacion dorëzuar nga vetë subjektete) funksionarët publikë, Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj,Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu kanë shënime në formularët  e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
  2. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.

III. Referuar nenit 45/3 i Kushtetutës dhe nenit 2 të ligjit 138/2015, përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar:

  • me burgim;
  • me vendim të formës së prerë;
  • për një krim;

kur janë vërtetuar të 3 këto elemente, në mënyrë kumulative.

Ligji nr.138/2015 (i dekriminalizimit) është kujdesur në vijim të detajojë dispozitat përkatëse kushtetuese, duke sanksionuar një listë të mbyllur krimesh e duke përjashtuar veprat e tjera penale (rrjedhimisht edhe kundërvajtjet penale). Mbështetur mbi këtë bazë të qartë kushtetuese e ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, funksionarët publikë kanë detyrimin të deklarojnë të dhëna për dënime me burgim me vendim të formës së prerë për veprime apo mosveprime brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat konsiderohen “krime” dhe jo dënimet me gjobë, në kuptim të Kodit Penal të RSh.

Bazuar në nenin 11 të ligjit të “dekriminalizimit”, KQZ duhet të bëjë kallzim penal për ata funksionarë që nuk kanë deklaruar dënime vetëm për ato krime të cilat përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të funksionit. 

Në zbatim të nenit 11 dhe 2 të ligjit 138/2015,  për funksionarët e sipërcituar, të dhënat e pa deklaruara nuk përbëjnë shkak për ndalim të ushtrimit të funksionit apo për kallzim penal.

  1. Përsa iu përket funksionarëve publikë, deputetët: Artan Gaçi, Asllan Dogjani, Blendi Klosi, Florian Mima, Luan Rama, Mhill Fufi, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakët: Ndrec Dedaj, Xhelal Mziu, Zef Hila që rezultojnë se, me vendim të formës së prerë, janë shpallur të pafajshëm ose çështja është pushuar nga organet kompetente shqipëtare, KQZ konstaton se nuk janë subjekt i ndalimit sipas ligjit.
  2. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon gjithashtu se, 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie: Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, kanë depozituar në KQZ kërkesë për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ndonëse pas përfundimit të afatit të parashikuar nga neni 15, pika 2, e ligjit. Kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave  kanë qenë ose për ndryshim gjenealitetesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtje pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë  për plotësim, është bërë për dënim me burg (45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990.

Këto kërkesa, janë depozituar dhe pranuar në KQZ përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016.

Sqarojmë se, për pranimin  e kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, konkretisht neni 64 dhe neni 61, të cilët parashikojnë të drejtën e plotësimit dhe ndryshimit të dokumentacionit të depozituar pranë organeve administrative. Ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në asnjë dispozitë të tij nuk ndalon në mënyrë të shprehur plotësimin dhe/ose korrigjimin në një kohë të dytë të të dhënave të vetëdeklaruara personalisht nga subjektet e ligjit. Rrjedhimisht, në kuptim të parimit të ligjshmërisë, Kodi i Procedurave Administrative dhe ligji nr.138/2015 lexohen në harmoni me njëri tjetrin, përndryshe, normat e K.Pr.A. do të mbeteshin pa efektivitet.

VII. KQZ tërheq vëmendjen se, qëllimi i ligjit të “dekriminalizimit”, është “të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj dhe të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jo përfundimtar për kryerjen të krimeve” (neni 1 i ligjit 138/2015) dhe jo inkriminimi i pakuptimtë dhe cenimi i padrejtë i dinjitetit të individëve që janë subjekte të vetëdeklarimit. Çdo interpretim tjetër i dispozitave të ligjit për dekriminalizimin është i gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi automatikisht sjell dhunimin e një sërë të drejtash kushtetuese.

Pranimi nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i plotësimit të të dhënave pas afatit ligjor, i shërben qëllimit të ligjit, pasi ndihmon në bërjen e plotë transprencën dhe verifikimin sa më real për të gjithë funksionarët publik që janë subjekt i këtij ligji.

Vlerësojmë se, vetëm verifikimi i plotë dhe transparenca për çdo të dhënë në lidhje me dënimet penale, garanton besimin e publikut në organet e zgjedhura.

VIII. KQZ e ka treguar qartësisht vullnetin në lidhje me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin! Në të gjitha rastet kur prokuroria dhe organet e tjera i kanë vënë në dispozicion materialet e mjaftueshme në lidhje me subjekte të caktuar, KQZ nuk ka hezituar për asnjë çast dhe ka vendosur menjëherë ndërprerjen e mandateve të deputetëve, kryebashkiakëve apo këshilltarëve bashkiakë.

Përsa iu përket disa pretendimeve të ngitura sëfundmi nga Prokuroria e Përgjithshme në drejtim të KQZ, institucioni ynë siguron qytetarët dhe opinionin publik se, e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të “dekriminalizimit”, është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 

 



Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Melania Trump aspak e lumtur si Zonjë e Parë

Melania Trump aspak e lumtur si Zonjë e Parë

PD mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

PD mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

Stine: E dashura nuk më foli dy ditë, pasi u bë xheloze për skenat në klip

Stine: E dashura nuk më foli dy ditë, pasi u bë xheloze për skenat në klip
















TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com