Ka qenë një çmenduri që mund të ndodhë vetëm në filmat aksion ajo e djeshmja në Mirazzano Peschiera Borromeo, provincë e Milanos, ku tre grabitës, dy prej të cilëve shqiptarë kanë vjedhur një kasafortë me para dhe kanë udhëtuar për gati 7 kilometra me portobagazh hapur, aty ku kishin vendosur kasafortën. Grabitësit kanë udhëtuar me të gjithë shpejtësinë e mundshme për tu përplasur më pas me një mur në Mirazzano, të ndjekur nga karabinierët e Nuklit Radiomobile të San Donato Milanese. Dy prej tyre ranë në pranga, ndërsa një tjetër mundi tja mbathë dhe tashmë është në kërkim nga karabinierët.
Gjithçka filloi rreth orës 3.30 të mëngjesit të premtes, në Paullo, qytezë në lindje të Milanos.
Disa rezidentë kishin njoftuar në numrin 112; se një grup të panjohurish kishin hapur me forcë derën e një ndërrmarrje në sheshin Pertini 23. Banda kishte hedhur një kasafortë nga dritarja e katit të parë dhe më pas e kishte ngarkuar në bordin e një Volvo C30.
Në vendngjarje mbërritën dy makina të karabinerisë që rrethuan zonën. Një patrullë pikasi makinën në arrati e sipër në Paullese.
Këtu fillon edhe ndjekja.
Nga vetura e bandës një nga keqbërësit kërkon të marrë shënjestër me krikun e makinës një nga karabinierët, duke e lënduar.
Edhe pse kryen disa manovra për tu shpëtuar karabinierëve, banditët në fund u dorëzuan pasi u përplasën me një mur në sheshin Stefano Pizzini, në Mirazzano.
Pas incidentit dy nga grabitësit kërkuan tja mbathin. Njëri ja arriti, por tjetri; një shqiptar 20 vjeçar pa precedentë penalë, u ndesh me karabinierët, duke e fraktuar në pulsin e dorës, por në fund ra në pranga.
Ndërkohë që i treti mbeti i mbërthyer në makinë, i plagosur në këmbë, së bashku më kasafortën. Ku mësohet se është një shqiptar rreth të 30-tave i skeduar nga policia që në vitin 2011.