Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë analizës vjetore të Ndërmarrjes Nr. 2 të Tiranës tha se është bërë punë e mirë për sinjalistikën në qytet dhe vendosjen e kapakëve të pusetave që vidheshin çdo ditë.
“Sigurisht, nga mijëra puseta, mbi 1700 janë zëvendësuar vetëm tani me kompozitin plastik-beton. U desh të tregoheshim më inteligjent se hajdutët për të gjetur një produkt i cili kushton, por nuk ka vlerë të vidhet se s’ka mënyrë ta riciklosh”, tha ai.
Referuan njoftimit që sjell Bashkia mësojmë se Veliaj u ka kërkuar qytetarëve të përdorin aplikacionin “Tirana ime”. “Çdo qytetar ka mundësi të fotografojë një pusetë që mungon, një llambe të djegur dhe ta raportojë menjëherë. Dispeçeri më pas çon brigadën. Do të doja që ta vazhdonim ta përdornim”, u shpreh ai.