Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria nis hetimet për KQZ: U përpoq të shpëtonte Prengën dhe disa të tjerë

2017/02/16 at 10:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 18 qershorit/ Zbardhen shumat, ja sa lekë merr çdo parti

Kryetari i KQZ, Denar Biba dhe anetaret Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, gjate nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku eshte diskutuar kerkesa e prokurorise per heqjen e mandatit te deputeteve Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selami, si dhe shkarkimin e kryebashkiakut te Kavajes, Elvis Roshi./r/n/r/nHead of the CEC, Denar Biba and members, Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, during a meeting of the Central Election Commission, in which was discussed the request of the prosecution for the removal of lawmakers mandates Dashamir Tahiri and Shkelqim Selami and dismissal of Kavaja's mayor Elvis Roshi.

KQZ dyshohet se nuk ka bashkëpunuar me Prokurorinë për të zbardhur të shkuarën e disa deputetëve apo kryetarëve të bashkive, të dyshuar se kanë kryer krime para marrjes së mandatit. Prokuroria tha se ka nisur ndjekja penale me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndaj KQZ-së.


Konkretisht, mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka vënë në dijeni prokurorinë për dënimin e Armando Prengës nga Gjykata e Kurbinit. Gjithashtu dyshohet se KQZ ka pranuar formularë përtej afateve të përcaktuara nga ligji për të paktën 2 kryetar bashkish dhe një deputet.

Më poshtë deklarata e Prokurorisë për ndjekjen penale të KQZ-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për një deputet dhe për dy kryetarë bashkish ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë, përtej afateve ligjore. Afati i dorëzimit  të formularëve është brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/2016. Afati i fundit për të gjithe subjektet, ka qenë data 4.05.2016. Nga dokumentacioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte KQZ, në kundërshtim me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016.

Po ashtu, pas ushtrimit të nismës nga ana e Prokurorit të Pergjithshëm për deputetin Armando Prenga, informohemi nga KQZ se subjekti nuk ka deklaruar një vendim të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Këtë informacion, KQZ e ka disponuar në 27.05.2016 me anë të një vertetimi të Gjendjes Gjyqësore. KQZ duhet të kishte bërë kallëzim penal menjëherë pas këtij konstatimi, pra në Maj 2016, pasi subjekti ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Deri më sot, KQZ nuk e ka kryer këtë detyrim ligjor. Për më tepër, edhe në shkresën KQZ, datë 14.02.2017, sjellë për verifikim të thelluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nuk specifikohet që subjekti i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse ka një vendim penal të formës së prerë.

Për këto shkelje, si edhe të tjera të konstatuara, rezulton se nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është mbajtur parasysh detyrimi dhe penaliteti i përcaktuar në nenin 9 të ligjit nr 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas të cilit ka detyrimi për bashkëpunim:

-Çdo organ shtetëror apo person juridik, publik apo privat, ka detyrimin që të bashkëpunojë me organet e ngarkuara nga ky ligj, për verifikimin e të dhënave, fakteve dhe rrethanave të deklaruara prej shtetasve, sipas këtij ligji.

-Mosbashkëpunimi apo refuzimi për të bashkëpunuar, pengesa, vonesa apo keqdrejtimi në procesin e verifikimit përbën vepër penale, në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal (Shpërdorim i detyrës).

-Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

-Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme rikujton përgjegjësinë ligjore që ka çdo institucion tjetër, i ngarkuar me verifikimin paraprak në kuadër tee ligjit “Per Dekriminalizimin”, që të respektojë afatet e përcaktuara në ligj. /Opinion.al

Etiketa: dekriminalizimihetimKQZprokuroria


Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
E njohu në internet, vajza tregon tmerrin e përjetuar: Më përdhunonte e më digjte me klor

E njohu në internet, vajza tregon tmerrin e përjetuar: Më përdhunonte e më digjte me klor

Drake e kaloi Shën Valentinin me binjaket suedeze, ja fotot

Drake e kaloi Shën Valentinin me binjaket suedeze, ja fotot

Mariah Carey publikon foto nga vaska më të dashurin, për Shën Valentin

Mariah Carey publikon foto nga vaska më të dashurin, për Shën Valentin
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com