Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Nga Vora në Tropojë e Dibër, ja ku po kërkohen grabitësit e bankave

2017/02/15 at 4:52 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Nga Vora në Tropojë e Dibër, ja ku po kërkohen grabitësit e bankave

Admir Murataj (personi në foto) është njëri prej dy grabitësve të parave të dy bankave  që është ende në kërkim. 46 – vjeçari nga Tropoja po kërkohet në vendlindje dhe në Tiranë. Ai dyshohet të jetë kreu i grupit që ka autorësinë për grabitjen e 3.8 milionë dollarëve, më 3 Dhjetor të vitit 2015 dhe 3.2 milionë dollarëve, më 9 Shkurt, në dy ngjarje të ndodhura në rrugën e Rinasit.

Admir Murataj është i njohur për drejtësinë. Ai është një prej grupit të 11 shqiptarëve që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi, më 16 Mars të vitit 2013.

Grupi që kishte në krye Ilir Kupën, i cili gjendet në burg si kreu i “Bandës së Babagjyshëve”, përgjegjës për disa grabitje dhe vrasje, akuzohej për grabitjen e bankës së Larisës, ku u morën 1 milionë euro.

Gazeta “Kathimerini” shkruante në atë kohë se autorët e grabitjes ishin Admir Murataj dhe Klement Gala, të cilët e kishin sulmuar bankën me një pistoletë dhe një kallashnikov, por pa maska.

Ai dyshohet edhe për grabitje të tjera dhe për vrasje të kryera në Greqi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në vendin fqinj kishte përdorur 15 emra të ndryshëm.

Televizioni Klan ka mësuar se i kërkuari tjetër është Admir Çerpja, nga Dibra.

Forca të shumta të RENEA –s dhe Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle në fshatra të ndryshëm të Dibrës, ku dyshohet se ai fshihet.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, Admir Çerpja kishte lidhje të drejpërdrejta me Neim Avdulajn, i cili e vizitonte shpesh atë në Dibër, siç tregon kjo foto e bërë në Mars të vitit 2016.

Çerpja dyshohet të jetë pjesë e grupit që sulmoi makinat e transportit të vlerave monetare, në të dyja rastet. Ka dyshime se ai ishte pjesë aktive e grupit edhe në grabitjen e bankës pranë ish – Stacionit të Trenit, ku u morën 3 milionë euro.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Televizionin Klan se kjo bandë po hetohet edhe për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit, më 30 Qershor të vitit 2016, ku u morën rreth 1 milionë euro.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Tjetër përplasje LSI-PS për ‘Drejtësinë’. Ja shkresat që këmbejnë Vasili-Xhafa

Tjetër përplasje LSI-PS për 'Drejtësinë'. Ja shkresat që këmbejnë Vasili-Xhafa

Video/ Madonna tmerron fansat në Instagram

Video/ Madonna tmerron fansat në Instagram

Ish-i burgosuri më i bukur, fillon punën si model në New York

Ish-i burgosuri më i bukur, fillon punën si model në New York

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com