Gazetari i TV Klan Dashamir Biçaku, sonte, në emisionin Opinion ka deklaruar se mjetet e përdorura për grabitjen e të enjtes në rrugën e Rinasit nga ku u morën 2.7 milion euro të BKT-së, nuk kanë qenë të modifikuara.
Biçaku theksoi se ekspertët në vendngjarje vërtetuan numrin e shasisë të dy makinave, ku dhe rezultoi se dy mjetet ishin vjedhur në Kosovë.
Ai bëri me dije se nuk ka njohuri mbi itinerarin rrugor që ato kanë bërë deri në grabitjen e të enjtes, por dyshohet se mund të kenë hyrë nga kufiri i gjelbërt.
Shiko videon: