Emisioni i ditës së sotme me Rudina Magjistarin në Tv klan ka qenë plotë surpriza dhe i është përshtatur në atmosferë ditës së Shën-Valentinit. Të ftuarit e parë kanë qenë ish-deputeti Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij Brixhilda, shkruan opinion.al
Koço Kokëdhima i dhuroi në emisionin e Rudina Magjistarit një buqetë me karafila të kuq bashkëshortes së tij. Ai u shpreh se lulet i ka shumë për zemër dhe i dhuron shpesh ato. Gjithashtu një tjetër moment i këndshëm ka qenë edhe puthja që ata i dhanë njëri-tjetrit live në emision, Kokëdhima e ka puthur bashkëshorten në ballë, të dy duken të emocionuar dhe të lumtur./Opinion.al