Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje të reja/Fier, vrau veten dhe të dashurën, policia dyshon se çifti u ekzekutua

2017/02/12 at 8:34 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje të reja/Fier, vrau veten dhe të dashurën, policia dyshon se çifti u ekzekutua

Dyshohet se ka qenë pikërisht shtatzënia ajo që ka futur në konflikt dy të rinjtë, çka përfundoi tragjikisht për jetën e të dyve.

Hetimorët kanë ngritur dyshime se 29­vjeçarja mund të ketë qenë shtatzënë me të dashurin e saj, Drini Derveni, dhe se ky i fundit i ka kërkuar të abortonte, pasi ai ishte baba i dy fëmijëve (më e vogla pakmuajshe). Ndërsa pista tjetër e dyshuar është shtatzënia e Ermira Dushit me të shoqin. Për këtë shkak ajo i ka kërkuar ndarjen 32­vjeçarit, por ai nuk e ka pranuar këtë. Gjithsesi, këto dy pista mbeten në kuadër dyshimi deri në hetimin e plotë të kësaj tragjedie që ndodhi në aksin Fier-­Hoxharë. Viktimat u gjetën pa jetë në fuoristradën me targë AA 939 OY, në pronësi të 32-­vjeçarit, mjet i parkuar në anë të rrugës, pranë Urës së Shënpjetrës. Dy telefonat e tyre janë sekuestruar dhe brenda javës që vjen do të kërkohet verifikimi i tabulateve telefonike, mesazheve e komunikimeve mes tyre, por edhe me persona të tjerë. Kjo pasi policia, veç dyshimit paraprak ku vajza është vrarë nga i dashuri e më pas ky i fundit ka qëlluar edhe veten, ka dyshime për një ekzekutim të mundshëm të tyre nga persona të tretë. Burime të Policisë thanë se janë duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme.

REAGIMI I FAMILJES

Pasi janë kryer veprimet procedurale, trupin e Drini Dervenit e kanë tërhequr familjarët e tij, ndërsa atë të Ermira Arapit e kanë marrë prindërit e saj në Lushnjë. Familja e Ermirës është kthyer gjatë natës nga Greqia, ku jetojnë e punojnë prej vitesh. Ata kanë firmosur tërheqjen e trupit të së bijës. Pasi i kanë bërë nderimet në shtëpinë e tyre në fshatin Ngurrëz të Lushnjës, miq e të afërm të familjes e kanë përcjellë në banesën e fundit. Po ashtu edhe familja e Drini Dervenit ka përcjellë me dhimbje djalin e tyre. Në ceremoni ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e lënduar nga vdekja e parakohshme e të shoqit, i cili i la pas dy fëmijë të mitur.

Sipas fqinjëve të familjes, bashkëshortja e Dervenit nuk është vënë në dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe as lidhjen me 29­ vjeçaren. Ndërkohë, reagimi i bashkëshortit të Ermirës, shtetasi A. Dushi, më­sohet se ka qenë mjaft demonstrativ dhe i ashpër. Mësohet se pasi ka mësuar vrasjen e bashkëshortes, ai është nisur menjëherë bashkë me prindërit e tij në Fier. Deri në momentin e mbërritjes, ai nuk e ka ditur shkakun dhe as rrethanat. Por sipas të afërmve të familjes, ai ka mohuar tërheqjen e trupit të bashkëshortes dhe varrimin e saj pasi ka mësuar të vërtetën. Sipas burimeve, ai nuk ka shkuar as në ceremoninë mortore në Ngurrëz dhe është distancuar nga të gjitha obligimet e familjes së saj. Vajza e mitur e çiftit Dushi qëndron me babanë e saj./ Panorama.al

driniderrr

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Horror/ Ja si e theu këmbën dje futbollisti i Barcelonës

Horror/ Ja si e theu këmbën dje futbollisti i Barcelonës

E fundit/ Aksident i rëndë, makina merr përpara pemët te “7 xhuxhat”

E fundit/ Aksident i rëndë, makina merr përpara pemët te "7 xhuxhat"

Video/ Befasuese, ja skema se si Liverpuli ndaloi dje gjuajtjen e lirë të kundërshtarit

Video/ Befasuese, ja skema se si Liverpuli ndaloi dje gjuajtjen e lirë të kundërshtarit

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com