Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e lekëve të bankës, rrëfehet punonjësi i kompanisë së sigurisë: Ja pse e njoftuam me vonesë policinë 

2017/02/11 at 10:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet e grabitjes, policët privatë shkelën rregulloren

 


Pas arrestimit të 5 punonjësve të policisë private “Jaguar”, të cilët shoqëronin shumën e parave që u grabit dje në rrugën e Rinasit, zbardhen detaje nga dëshmia e tyre.

Burimet zyrtare thanë për “Panorama” se policët privatë kanë neglizhuar dhe nuk kanë vepruar si duhet, duke shpërdoruar edhe detyrën me anë të mosveprimit. Faktin që e kanë lajmëruar vonë Policinë për ngjarjen, punonjësit e policisë private e justifikojnë me panikun që i zuri nga të shtënat e grabitësve. Edhe pse kishin dyshuar që në momentin kur kanë parë makinat pas tyre, ata nuk kanë pasur mundësi ta shmangnin ngjarjen.

“Dyshuam që në momentin që pamë njërën makinë pas nesh që po tentonte disa herë të na parakalonte, por më pas menduam se ishte thjesht një tentativë parakalimi e zakonshme. Më pas na zuri paniku dhe nuk kisha si të lajmëroja policinë. Kundërshtova fillimisht duke qëlluar në ajër me armë, por ata na qëlluan drejtpërdrejt dhe nuk e di si nuk na zunë plumbat”, ka treguar dje njëri prej punonjësve të policisë private. Ai dëshmoi se ndodhej në makinën e dytë, bashkë me dy kolegë të tjerë. Në këtë makinë ndodheshin thasët me para që po i transportonin drejt Rinasit. “Dy makina kanë ecur paralel me dy mjetet tona dhe njëra prej makinave, më duket se ishte “Jeep”, ka goditur në pjesën ballore blindën e parë ku ndodheshin 2 punonjës, e më pas të dytin, që isha unë e dy kolegët. Jam i terrorizuar nga ajo që pashë”, shprehet polici privat.

DESHMITARET

Duke qenë se grabitja ka ndodhur për rreth 5 minuta, lëvizja e mjeteve drejt Rinasit dhe anasjelltas është ndaluar dhe disa dëshmitarë kanë pasur kohë edhe të filmojnë atë që po ndodhte. Policia e Tiranës ka shoqëruar disa prej dëshmitarëve dhe ka mbledhur disa prej videove që ata kanë bërë, në mënyrë që të ndihmojnë për ndonjë element që u shërben hetimeve. Një prej dëshmitarëve që ka realizuar një video të momentit të grabitjes, tregon se ka nisur të filmojë krejt rastësisht, pa e ditur se çfarë po ndodhte. Në njërën prej videove, pasi largohen grabitësit, dëgjohet një prej policëve privatë, i cili madje aludon se mund të jetë shteti përgjegjës për këtë ngjarje.

“Patrulla ishte aty, patrulla… I merr shteti vetë këta, se s’ka mundësi”, dëgjohet polici në video. Dëshmitari që ka filmuar tregon se fillimisht ka dyshuar se ishte ndonjë kontroll i policisë, por pas të shtënave e ka kuptuar që bëhej fjalë për grabitje. “Pashë një fuoristradë që u përplas me njërën makinë dhe mendova se ishte aksident. Më pas, kur zbritën këta personat me uniformë, thashë se ishin policë dhe vazhdova të filmoj. Por kur dëgjova breshërinë e armëve, e kuptova që ishte grabitje. Isha rreth 50 metra larg vendit ku po ndodhte ngjarja dhe më zuri frika edhe mua, por ata më pas u larguan”, tregon dëshmitari./PANORAMA

 

Etiketa: grabitjakompania e siguriseleket e bankespolicia


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Para
Arsyeja e vërtetë e ndarjes së Pirro Çakos nga e dashura 24 vite më e re 

Rrëfehet Pirro Çako dhe flet për ndarjen e dytë, pas Invës 

Fitorja ndaj Tiranës/ A ka aleancë? Ja si përgjigjet Ernest Gjoka

Fitorja ndaj Tiranës/ A ka aleancë? Ja si përgjigjet Ernest Gjoka

Pirro Çako: Ju tregoj cfarë flasim kur shihemi me Invën

Pirro Çako: Ju tregoj cfarë flasim kur shihemi me Invën
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com