Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dervishi: Për “dekodifikimin” dhe dekonspirimin e bashkëpunëtorëve

2017/02/11 at 11:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ja si Mehmet Shehu me shokë pranonin si krime vrasjen e ballistëve”

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, sot, ka deklaruar se Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit do gabojë se ku mund ta gjejë “Shkrimtaren” Musine Kokalari dhe rolin e saj në vitin 1945, duke iu referuar të dhënave që janë shabllon në dosje.


Me anë të një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se në kuadër të procesit të “hapjes së dosjes” së Musine Kokalarit, kam dëgjuar së fundi fjalën “dekodifikim”. Sipas tij, nuk ka kurrfarë kodi në këtë rast, por lexim të emrave nga regjistri i agjenturës dhe të dhënave të tjera si kartelat, procesverbalet, etj.

“E thënë shqip, bëhet fjalë për leximin e emrave të bashkëpunëtorëve që kanë raportuar Musine Kokalarin”, thekson ai.

Dervishi bën me dije se pjesa më e madhe e të dhënave të të administruara në ngarkim të Musine Kokalarit i takojnë kohës së burgimit dhe asaj të internimit, gjatë së cilës, ajo u përpunua nga disa të burgosura ordinere si “Bamja e pjekur”, “Zambaku”, etj dhe banorë të Rrëshenit si “Shkëndija”, “Drita”, etj.

Më tej, me nota ironie ai pyet se për emrat e disa të burgosurave ordinere dhe disa banorëve të Rrëshenit paska qenë kurioziteti për çështjen e Musinesë?

“Kanë plot 12 punëtorë operativë të Sigurimit përpara, kanë sekretarit e parë të Partisë së Punës, etj, që janë persekutorët e prekshëm të Musinesë”, shkruan Dervishi.

Sipas tij, në dosjen e përpunimit ndaj Musines mungojnë të dhënat mbi historinë e arrestimit të saj të parë dhe implikimit të “Shkrimtares”.

Për ish-drejtorin e Arkivit në Ministrinë e Brendshme, këto të dhëna që përbëjnë thelbin e dënimit të saj, ndodhen në disa të dhëna të tjera.

“Sot e mot, Autoriteti nuk do ketë asnjë kapacitet njerëzor të kuptojë se ku mund ta gjejë “Shkrimtaren” dhe rolin e saj kundër Musinesë në vitin 1945, por do gjykojë dhe shumë herë do gabojë mbi të dhënat që janë shabllon”, nënvizon ai.

Shënimi i plotë:

Për “dekodifikimin” dhe dekonspirimin e bashkëpunëtorëve

Në kuadër të procesit të “hapjes së dosjes” së Musine Kokalarit, kam dëgjuar së fundi fjalën “dekodifikim”. Sigurisht nuk ka kurrfarë kodi këtë rast, por lexim të emrave nga regjistri i agjenturës dhe të dhënave të tjera si kartelat, procesverbalet, etj. E thënë shqip, bëhet fjalë për leximin e emrave të bashkëpunëtorëve që kanë raportuar Musine Kokalarin. 

Procesi i publikimit të emrave të bashkëpunëtorëve nuk është “dekodifikimi”, por dekonspirim. Edhe kjo është një situatë qesharake pasi shumë herë kanë deklaruar se do fshijnë edhe emrat e punëtorëve operativë, ndërsa tani do dekonspirojnë bashkëpunëtorët. Procesi i dekonspirimit do jetë edhe interesant sepse p.sh. me pseudonimin “Korabi”, “Shkumbini” mund të jenë 2 mijë bashkëpunëtorë, pavarësisht se ndonjë “Dardhë” e afërt mund të qëllojë të bjerë nën tavolinën e autoritetit.

Konkretisht, pjesa më e madhe e të dhënave të të administruara në ngarkim të Musine Kokalarit i takojnë kohës së burgimit dhe asaj të internimit, gjatë së cilës ajo u përpunua nga disa të burgosura ordinere si “Bamja e pjekur”, “Zambaku”, etj dhe banorë të Rrëshenit si “Shkëndija”, “Drita”, etj. A thua se për emrat e disa të burgosurave ordinere dhe disa banorëve të Rrëshenit paska qenë kurioziteti për çështjen e Musinesë? Kanë plot 12 punëtorë operativë të Sigurimit përpara, kanë sekretarit e parë të Partisë së Punës, etj, që janë persekutorët e prekshëm të Musinesë.

Në dosjen e përpunimit ndaj Musine mungojnë të dhënat mbi historinë e arrestimit të saj të parë dhe implikimit të “Shkrimtares”. Këto të dhëna që përbëjnë thelbin e dënimit të saj ndodhen në disa të dhëna të tjera. Sot e mot, Autoriteti nuk do ketë asnjë kapacitet njerëzor të kuptojë se ku mund ta gjejë “Shkrimtaren” dhe rolin e saj kundër Musinesë në vitin 1945, por do gjykojë dhe shumë herë do gabojë mbi të dhënat që janë shabllon.

 

Etiketa: dekonspirimidervishikokalari


Ju sugjerojmë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Para
Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Atentati me silenciator në Shkodër/44-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, udhëtonte me gruan

Emri/ Babai ‘masakron’ djalin, pastaj me dy thika i sulet edhe nuses

Grabitja në Rinas/ Para ngjarjes kaluan edhe paratë e dy bankave të tjera

Banka përgjegjëse për grabitjen? Shoqata reagon ashpër, i përgjigjet Tahirit
















TE FUNDIT

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com