Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga “Bamja e pjekur” te “Brisku”, nofkat e spiunëve të Musine Kokalarit

2017/02/11 at 10:08 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rugova shkruante në vitin 1983 për Musine Kokalarin

Ç’mund të ketë qenë ai njeri që për pseudonim mbante “Bamja e pjekur”? Fytyra e tij kishte pamjen e një bamjeje të përzhitur në furrë, apo i hante shumë bamjet?!


Po “Brisku”? Ka qenë i hollë, i hidhur, i mprehtë si teh brisku? Po “Pëllumbi”? Sigurisht ai duhet të ketë qenë pëllumb postier dhe jo pëllumb paqeje. Po “Lisi”, “Piktori”, “Kalaja”, “Besniku”, “Munella”, “Zambuta”?!

Nuk bëhet fjalë për një lojë fëmijësh, por për pseudonime apo nofka spiunësh, bashkëpunëtorësh, të Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë ndjekur, spiunuar, informuar mbi Musine Kokalarin. Këto pseudonime u publikuan dje në ekspozitën kushtuar Musine Kokalarit, në Bibliotekën Kombëtare.

Sipas drejtores së BK, Persida Asllani, këto pseudonime janë qëmtuar nga dosja e pjesshme e Musine Kokalarit, e cila ka dalë prej kohësh. Pas kërkesës së të afërmve të Kokalarit për hapjen e dosjes së plotë të Musinesë, pritet që këto pseudonime të marrin një fytyrë, një emër të vërtetë.

Ndoshta që tani te të afërmit kanë filluar hamendësimet. Shohin kontekstet, bëjnë përkime, sjellin në mendje situata, ndoshta kanë edhe emra në kokë, por është ende shpejt për t’i artikuluar ato.

“Ka gjëra që ne i kemi parë, por kur të jetë bërë tërësisht dekodifikimi, do të zbardhet e gjitha”, thotë mbesa e Musine Kokalarit, Linda Kokalari, teksa shton se nuk i di se kush fshihet pas pseudonimeve, ndaj edhe presin hapjen e dosjeve, për të cilën ata kanë bërë kërkesë pranë Autoritetit Kombëtar të Hapjes së Dosjeve.

Ajo është e ndërgjegjshme se kanë kaluar shumë vite që kur është dënuar halla e saj dhe shumë prej njerëzve që mund të dalin të implikuar mund të kenë vdekur, por të paktën të vihet e drejta në vend.

“Duam që të dihet e vërteta, çfarë ka ndodhur. Nuk do të ketë një ndryshim qëndrimi nga ana jonë, por ata persona që janë implikuar, që kanë spiunuar, që kanë bërë keq, që kanë influencuar në dënime e pushkatime, nuk kanë të drejtë të dalin dhe të japin mend”, tha ajo.

ALMA MILE/PANORAMA

 

Etiketa: kokalarinofkatspiunet


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Arkitekti i njohur italian Boeri do të bëjë planin e ri Urbanistik të Tiranës

Lajm i keq për ata që duan të blejnë shtëpi, rriten çmimet e apartamenteve

Plani, si do dëbohen azilkërkuesit nga Gjermania

Plani, si do dëbohen azilkërkuesit nga Gjermania

Përgjimet/ Bisedat për trafikun e drogës, si i instruktonte Klement Balili bashkëpunëtorët

Video/ Klement Balili kërcen i qetë në dasmë, edhe pse i kërkuar nga policia
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com