Një burrë gjeti një pako 250g kokainë në kutinë e Nesquik, të fshehur në pluhurin e çokollatës së ëmbël.
Blerësi, nga Zaragoza në Spanjë, e vërejti për herë të parë produktin narkotik në Nesquik kur erdhi në shtëpi.
Ai pa se kapaku i kutisë së madhe tashmë veç ishte hapur pak, transmeton Express.
Pasi e gjeti paketimin, burri thirri policinë, të cilët e konfirmuan substancën si kokainë. Në Spanjë, kjo sasi e kokainës vlen rreth 13,000 euro, thuhet sipas iNews.
Njësiti Kombëtar i Policisë së Spanjës ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Siç duket, Nesquik – që bëhet nga Nestle – u largua nga fabrika e paprekur, kështu që besohet se kokaina ishte futur në supermarket.