Që pas pensionimit të Carlos Puyol, Barcelona ka dështuar të gjejë zëvendësimin ideal të tij.
Hapësira e lënë nga ish kapiteni, nuk ka arritur të mbulohet si duhet pavarësisht shumë transferimeve që janë bërë.
Por, katalanët këtë verë, do të provojnë që këtë hapësirë ta mbulojnë me mbrojtësin brazilian te PSG-së, Marquinhos.
Marquinhos 22 vjeçar, ka treguar se ka potencial të madh për të qenë njëri nga qendra më të mira në futboll, cilësi të cilat i ka vërejtur edhe Barcelona, për të cilin do t’i ofrojë deri në 50 milionë PSG-së.
Për të bindur Marqinhos që të transferohet në ‘Camp Nou’, Barcelona do të përdorë edhe sulmuesin Neymar, që ka marrëdhënie të jashtëzakonshme me mbrojtësin.