Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet Frrok Bardhi, infermieri rebel që denoncoi degradimin e urgjencës

2017/02/10 at 9:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista/ Flet Frrok Bardhi, infermieri rebel që denoncoi degradimin e urgjencës

Jemi mësuar të shohim qytetarë që denoncojnë fenomene apo problematika, por jo personel mjekësor që del para kameras dhe tregon kushtet e vështira të punës. Frrok Bardhi e bëri këtë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin investigativ “Stop” në tv Klan. Ai tregoi kushtet mizerabël të urgjencës mjekësore të Tiranës ku shërben për 15 vite. Pamjet e një autoambulancë të rrënuar pa asnjëlloj pajisje dhe një biruce pranë poliklinikës nr.9 për qendrimin e mjekëve dhe infermierëve, thyen rrjetin. Qindra vetë e quajtën Frrokun “heroi im”.


Por çfarë e shtyu infermierin e urgjencës së Tiranë ti drejtohet ministrin Beqaj me emër, duke e akuzuar se mashtron për shërbimin e urgjencës?

Në një intervistë për Opinion.al, Frrok Bardhi tha se i ishte sosur durimi.

“Më 7 Shkurt shkoj në punë si zakonisht dhe më thanë do të shkosh tek ambulanca nr.9 se aty të është caktuar shërbimi për sot. U nisëm bashkë me mjekun dhe shoferin e ambulancës. Kolegët e poliklinikës nuk guxonin të na shihnin në sy. Por kur hapëm derën dhe pamë se çfarë ishte dhoma (biruca) që na kishin caktuar, kuptova mirë shikimin e tyre. Ishte një tualet që muajin e fundit ishte përshtatur në dhomë, për qendrimin e tonë gjatë punës…”

Teksa tregon, Frrok Bardhin herë pas here e mbulojnë djersët. “Nuk po më zinte vendi vend. Për fat të keq atë ditë nuk kishim as telefonata. Qendronim në atë birucë…që ju tani e keni parë në ekran. Si ju duket: A mund të qendrojë aty për 12 orë një mjek, një infermier dhe një shofer ambulance?”- drejtohet ai me një pyetje që të lë pa përgjigje.

“Ja pra nuk durova dot më. Dëgjova edhe ministrin në Komisonin e Shëndetësisë që fliste për suksese…”

Më tej, infermieri që ka shërbyer për shumë vite në urgjencën e Tiranës thotë se “asnjëherë kushtet e punës nuk kanë qenë të mira, por ama tani ka 1 vit që me ne bëjnë ping pong dhe nuk dimë ku jemi. Para një viti u fol se do shkrihej urgjenca. Tani rrogën e marr si pjesë e strukturës së Spitalit të Traumës. Në mëngjes shkoj tek urgjenca e Tiranës, gjatë ditës përfundoj në poliklinikë. Ky është sistemi i ri i urgjencave kombëtare që ka bërë Beqaj”, tregon më tej infermieri me disa vite ekperience.

Çfarë reagimesh ka patur pas denoncimit. A jeni kërcënuar për të lënë punën?

Po, tre persona të panjohur më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë duam të takojmë. Nuk kam frikë asnjeri, përderisa une nuk i kam rënë askujt në qafë. Gjithashtu dy-tre portale janë munduar më të denigrojnë, dhe e di kush është pas tyre.

Ndërsa nga ministria apo nga urgjenca kombëtare nuk më ka kontaktuar askush.

Unë kam qenë në punë turn i tretë kur u transmetua emisioni ‘Stop’. Kolegët e punës më kanë përshendetur, edhe pse duhet thënë se janë frikacakë dhe si bashkangjiten dot kauzës sime për të denoncuar degradimin.

Kam patur telefona, mesazhe, ftesa në facebook nga shumë njerëz. Ky lloj solidariteti më bën të mendoj se kam bërë mirë që nuk kam heshtur. Por unë dua që edhe kolegët të protestojnë për kushtet e punës. Të mos marrin rrugët e Gjermanisë në heshtje, pa treguar asgjë për shëndesinë publike të cilës i kemi kushtuar jetën…”.

A ju ka shtyrë njeri në aktin tuaj, pra a ka indicie politike?

Unë nuk aderoj në asnjë parti dhe s’më ka shtyrë askush, as individ dhe as subjekt politik. Kam qenë dikur (5 vite më parë) pjesë e PDIU, por kam hequr dorë. Tani i vetmi angazhim jashtë pune është ‘Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar’, një lëvizje jopolitike, që ka për qëllim sensibilizim për çështjet kombëtare. Im bir mban emrin “Autochthonous” në nder të veprimit që bëri Ismail Morina në Beograd ku ngriti flamurin e Shqipërisë etnike në Serbi.

Po pse gjatë xhirimit të videos i drejtoheshit me emër ministrit Beqaj?

Po sepse ai del dhe mashtron. A e keni dëgjuar se çfarë thotë, miliona euro për urgjencën, shërbim modern etj…Ka ardhur në Shtator 2016 për ‘show’ tek Urgjenca e Tiranës. Solli 4 ambulanca te reja nga rrethet sa per te dalë në TV. Ato u zhduken sapo iku ministri…

Që të jesh e sigurt unë i jam drejtuar atij si Ministër, nuk kam asgjë me personin Ilir Beqaj. Madje që ta dish unë i kam bërë 50 injeksione babait të tij të ndjerë. Familja e tij (nëna) më njeh mirë. U kam shërbyer…

Si po funksionon aktualisht urgjenca? Sa mjete keni në flotë? Dhe e fundit: A do të ktheheni tek ajo biruca që denoncove tek Stop?

Aktualisht janë 7 autoambulanca të shkatërruara, të ngjashme me atë që patë në pamjet e ‘Stop’. Personeli është shtuar, kanë ardhur infermierë të rinj. Jemi të ndarë në 3 qendra koordinimi: Spitali i Traumës, Sanatoriumi, QSUT-ja.

Unë tek ajo biruca nuk shkoj më. Le të më nxjerrin pa punë po të duan. Por po hezitojnë të shkojnë edhe kolegët, edhe pse nuk dalin në TV të denoncojnë se kanë frikë. Ne nuk jemi kundër sistemit, ne duan kushte pune. Nuk duam të na vdesin njerëz në rrugë siç na ka ndodhur nga ambulancat e amortizuara… Thjesht duam të punojnë me dinjitet dhe profesionalizëm dhe jo të trajtohemi si dele./ Riviera Dedaj-Opinion.al

Etiketa: denoncimFrrok Bardhiintervistaopinion.alurgjenca e tiranes


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Horoskopi, 30 Maj 2016

Horoskopi, 10 shkurt 2017

Hetimet e grabitjes, policët privatë shkelën rregulloren

Grabitja e makinës së bankës, tjetër i arrestuar nga policia private

Ja sa paguhen policët private që transportojnë milionat e bankave
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com