Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të martës në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë bashkisë.
Sipas Policise, ai eshte 28vjeçari L.R. banues ne Tirane. Ai eshte qelluar prane godites se Bashkise se Laçit nga persona te paidentifikuar. Mësohet se ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi është në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISE
“Me datë 07.02.2017, është marrë njoftim se në Laç në qytet , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi L.R. 28 vjeç banues në Tiranë i cili është dërguar në spitalin e Traumes Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor .
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe po heton për identifikimin e autorit/ve. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre.