Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet Rezart Taçi: Jetoj për seks, para dhe pushtet!

2017/02/07 at 5:54 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfehet Rezart Taçi: Jetoj për seks, para dhe pushtet!

Ish-bosi shqiptar i naftës, i cili dështoi në këtë biznes dhe më pas edhe u arrestua në Zvicër nën akuzën e mashtrimit, Rezart Taçi, është shfaqur këtë herë në mediat italiane.

Ai ka dhënë një intervistë për televizionin lokal milanez “Lodifanfulla TV”, në të cilën shprehet se vijon të jetë një njeri i pasur dhe me shumë pushtet.

Ndër të tjera, ai mundohet të tregohet edhe babaxhan, teksa thotë se ndihet keq kur nuk arrin të ndihmojë dot njerëzit, duke harruar në këtë mënyrë se shkatërroi tërësisht klubin e skuadrës së futbollit “Parma”, teksa ishte në drejtimin e saj.

Në një intervistë ish-drejtori i Parmas, Pietro Leonardi ka thënë: “Nga Taçi më kujtohet vetëm që më bëri të kaloja një ditë 7 orë para një faksi në pritje të një çeku për të paguar rrogat të cilat m’i konfirmonte çdo ditë për dy muaj radhazi”.

Ja çfarë thotë Taçi, në intervistën e tij.

Gazetari: Ju nuk jeni nisur me gomone nga Vlora për të kërkuar fatin në Itali, madje jeni një njeri i pasur. Çfarë ju shtyn akoma të bëni diçka, kur mund të rrinit në plazh duke pirë mohito gjithë ditën…

Rezart Taçi: Më pëlqen të krijoj, më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëzit, të krijoj menaxhim, më pëlqen energjia njerëzore dhe të punoj …nuk e di në italisht…të ngrihem në mëngjes dhe të shkoj në zyrë. Më pëlqen… njeriu që ka përgjegjësi nuk degjeneron, nuk plaket…Kënaqësia të krijosh gjithmonë diçka të re, të krijosh menaxhim, të rrish mes njerëzve, të shkosh në mëngjes në zyrë dhe të biesh herët në mbrëmje, sepse në mëngjes duhet të jesh sërish i freskët.

Gazetari: Gjithsesi mos harroni se Zoti ka thënë që ditën e shtatë njerëzit duhet të pushojnë..

Rezart Taçi: Në katër vitet e fundit po e zbatoj këtë urdhër. Më përpara jo, nuk kishte të shtuna apo të diela, nuk kishte ditë pushimi.

Gazetari: Shqipëria ka ndryshuar. Tani edhe sipërmarrës italianë shkojnë të kërkojnë fatin në Shqipëri. A ju bën krenarë kjo dhe çfarë ka ndryshuar vërtet në Shqipëri?

Rezart Taçi: Në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, nëse mund ta them pa modesti, shqiptarët janë dinamikë, nëse mund ta them edhe pak inteligjentë dhe kanë ditur që në një periudhë të shkurtër kohe të kuptojnë, të kopjojnë nëse mund ta themi, atë që është më e mira në botën perëndimore dhe ta aplikojnë në Shqipëri.

Gazetari: Defekti juaj më i madh?

Rezart Taçi: Nëna ime thotë se jam shumë i mirë.

Gazetari: Sa armiq keni?

Rezart Taçi: Shumë. Më vjen në mendje shprehja e Çërçillit se sa më shumë armiq të kesh, aq më shumë arritje ke patur në jetë.

Gazetari: Nga se keni frikë?

Rezart Taçi: Mund të duket si frazë e gatshme, por nga të mosqenit mirë e njerëzve që dua.

Gazetari: Para, seks, pushtet. Në çfarë hierarkie i vendos?

Rezart Taçi: Para, seks, pushtet.

Gazetari: Jeni katolik, budist apo luteran?

Rezart Taçi: Kam konceptin tim mbi fenë. Jam besimtar, besoj në Zotin tim dhe i respektoj të gjitha fetë e botës dhe sa herë shikoj një vend të bukur të besimit katolik, ortodoks, mysliman apo hebre, shkoj të lutem.

Gazetari: Me cilin personazh kinemaje e identifikon veten?

Rezart Taçi: Nuk ja kam bërë kurrë këtë pyetje vetes… Forest Gump.

Gazetari: Pjata juaj e preferuar?

Rezart Taçi: Sot është supa.

Gazetari: Dini të gatuani?

Rezart Taçi: Jo, por duke qenë se kam bërë kamarierin, kam punuar në një restorant, i njoh përbërësit, por nuk e kam bërë vetë.

Gazetari: E keni blerë atë restorantin apo vetëm sa keni punuar?

Rezart Taçi: Jo, është e disa miqve dhe nuk blihet prona e miqve.

Gazetari: Me cilin personazh historik do të dilnit për darkë?

Rezart Taçi: Çërçill.

Gazetari: Nga gjithë aktivitetet tuaja, cilin preferoni?

Rezart Taçi: Naftën.

Gazetari: Rezart Taçi kur ndjehet burrë?

Rezart Taçi: E them pa modesti, kur u jap të tjerëve, kur bëj diçka për të tjerët.

Gazetari: Betohuni se keni thënë vetëm të vërtetën…

Rezart Taçi: Betohem./JOQ/

Etiketa: parapushtetrezart taciseks

Ju sugjerojmë

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona
Bota

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona

5 Shtator, 2025 4:47 pm
Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
Bota

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

5 Shtator, 2025 3:44 pm
Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

5 Shtator, 2025 2:44 pm
Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
Bota

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

5 Shtator, 2025 1:25 pm
Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Para
Përplasja/ Vota kundër në OKB për armët bërthamore, Presidenca i tregon regjistrat e Gardës Min. së Jashtme

Përplasja/ Vota kundër në OKB për armët bërthamore, Presidenca i tregon regjistrat e Gardës Min. së Jashtme

“Shet drogë me Roshin në gjimnaze”/ Statusi i Berishës, drejtoresha nxjerr nxënësit dhe mësuesit në protestë

“Shet drogë me Roshin në gjimnaze”/ Statusi i Berishës, drejtoresha nxjerr nxënësit dhe mësuesit në protestë

Foto/ Maral dhe Deniz, shumë mike në jetën reale

Foto/ Maral dhe Deniz, shumë mike në jetën reale

TE FUNDIT

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona
5 Shtator, 2025

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë sot si pasojë e një sërë sulmesh ajrore...

Lexo më shumë

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
5 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, po riemërton Pentagonin duke e shndërruar atë në Departamentin e Luftës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë...

Lexo më shumë

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
5 Shtator, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Lexo më shumë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
5 Shtator, 2025

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com