Mesa duket në ditën e të dashuruarve është më e madhe mundësia për t’u ndarë.
Pritshmëritë e madha do të bëjnë që mes partnerësh të krijohet një atmosferë jo e mirë. Ju duhet të dini këto 3 gjëra patjetër, nëse dëshironi ta mbani të shëndetshme lidhjen tuaj.
- Mos prisni momente romantike
Edhe pse kjo ditë i dedikohet dashurisë, sërish mos u gaboni duke fluturuar në romanticitet. Ndoshta partneri juaj nuk është një tip që vepron në këtë mënyrë për t’ju shprehur dashurinë. Mos krijoni konflikte me partnerin nëse ai nuk ju blen lule, nuk ju fton në një darkë romantike mes qirinjve, etj. Mos u gaboni të mendoni se nuk ju do, por duhet të respektoni mënyrën e tij, ose saj të të shprehurit të dashurisë. Nuk keni ç’të bëni, sepse në dashuri ka edhe sakrifica të tilla.
- Mos analizoni çdo gjë që do merrni nga partneri
Ndoshta këtë vit, e ka neglizhuar dhuratën për këtë ditë, por kjo nuk do të thotë që duhet të nevrikoseni me të. Mundohuni të shikoni dashurinë dhe ngrohtësinë që ju jepni, sesa të shikoni çfarë po ju jep ai. Dëshpërimi se nuk ju dha diçka që ju prisnit, mund të ju shkatërrojë lidhjen, pasi do mendojë se ju e keni mendjen vetëm për dhuratën në këtë ditë. Ndoshta nuk ka një ditë të caktuar, për t’ju dhuruar diçka.
- Mos u ndikoni nga dhuratat që do postojnë njerëzit në rrjetet sociale
Rrjetet sociale dihet që janë krijuar për t’u dukur në sytë e njerëzve. Mos besoni çdo lumturi që shikoni atje, sepse asgjë nuk është ashtu si duket. Nuk keni dëgjuar se çiftet e lumtura nuk postojnë gjërat e tyre personale në rrjetet sociale?! Mos u ndikoni nga parajsat e krijuara në rrjetet sociale, sidomos në këtë ditë, duke u hequr të gjithë si të lumtur, nga surprirzat përrallore që kanë marrë për Shën Valentin. Festojeni në mënyrën tuaj. Nuk është e nevojshme ta marrë vesh e gjithë bota./ intv