Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fakte tronditëse/ Apeli lë në burg xhaxhain që përdhunoi mbesen 10 vjeçe

2017/02/07 at 11:25 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlorë, akuzoi babanë për përdhunim, 17-vjeçarja tronditë me dëshminë e re

Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi dënimin e gjykatës së shkallës së parë ndaj xhaxhait që abuzoi seksualisht me mbesën 10-vjeçare. Moskontrollimi i instikteve seksuale i ka kushtuar plot 20 vjet nga jeta, 34-vjeçarit Ilir Gjoshi nga fshatrat e Shijakut. Edhe pse ai ka mohuar, që nga çasti i arrestimit, të ketë abuzuar me të miturën, gjykata i pati çmuar të mjaftueshme provat e sjella nga akuza për ta fajësuar dhe dënuar me 20 vjet burgim.

Ankimimi ndaj këtij vendimi nga ana e të dënuarit nuk solli asnjë ndryshim në dënimin e tij. Gjykata e Apelit Durrës ka mbyllur sot shqyrtimin e vendimit të ankimuar duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës edhe pse i dënuari Gjoshi dhe mbrojtja e tij i kanë qëndruar besnik qëndrimit mohues ndaj veprës penale për të cilën është gjykuar e dënuar.

Në fundtetor të vitit 2015, mbesa e Ilir Gjoshit denoncoi në policinë e Shijakut xhaxhain e saj, si abuzuesin e saj seksual në shtëpinë e gjyshes, që jetonte me xhaxhain dhe fare pranë banesës së tyre. Denoncimi qe bërë 3 vjet pas faktit të ndodhur dhe shtysë për të ka qenë diskutimi mbi temën e virgjërisë të trajtuar gjatë orës së biologjisë nga mësuesja në shkollën 9-vjeçare të Shijakut, ku mëson e mitura.

Faktet e mësuara në atë orë biologjie e kanë shokuar të miturën. Është ndjerë keq dhe këtë e kanë konstatuar dhe shoqe e mësuese të saj.13-vjeçarja ka ndarë me mësuesen dhe psikologen e shkollës historinë abuzive të 3 viteve te shkuara, kur ajo ishte vetëm 10 vjeç. Denoncimi u shoqërua me arrestimin e xhaxhait të saj, që mohonte akuzat, ndërsa e gjithë familja Gjoshi pësoi një goditje të fortë.

Përballë mohimit të Gjoshit, ekspertiza mjeko-ligjore, si dhe provat e tjera të paraqitura nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës patën vërtetuar deflorimin e hershëm të së vajzës, duke çuar në dënimin e xhaxhait të saj me 20 vjet heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur” në mënyrë të përsëritur.

Denoncimi dhe gjykimi

Gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykim që u mbyll në maj të vitit të kaluar, rezultoi se e mitura me banim në Xhafzotaj të Shijakut, kur ishte 10 vjeçe ka shkuar te shtëpia e gjyshes që jetonte me xhaxhain e saj, i cili duke e përkëdhelur i kishte kërkuar që të shkonte te dhoma e tij për të parë televizor. Aty ai ka kryer marrëdhenie seksuale me të dhe “duke mos ditur se çfarë ishte ky veprim që po bënte, e dëmtuara nuk ka kundërshtuar. Gjatë kohës që ai kryente marrëdhenie seksuale, vajza ka pasur dhimbje dhe i ka kërkuar që të mos vazhdonte më, por ai i ka thënë që të mos bërtiste dhe ka vijuar…”

Një javë pas kësaj ngjarjeje, Iliri i ka kërkuar vëllait të tij, që ta çonte vajzën e tij tek shtëpia, pasi nëna e tyre nuk ishte mirë. Me kërkesën e babait, vajza ka shkuar për të ndihmuar gjyshen dhe përsëri Ilir Gjoshi ka kryer marrëdhenie seksuale me mbesën e tij, dhe këtë veprim e ka kryer dhe një herë tjetër. Gjatë gjykimit, Gjoshi i është nënshtruar dhe një akt ekspertimi psikiatriko-logjik që ka arritur në përfundimin se ai, nuk vuan nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor.

Në dëshminë e saj, mësuesja e biologjisë ka treguar se kur është njoftuar nga mësuesja kujdestare për gjendjen e nxënëses ka shkuar në zyrën e psikologes së shkollës, ku ka parë vajzën në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Teksa qante dhe dridhej, ajo u ka treguar se ishte abuzuar seksualisht nga xhaxhai i saj. Më pas ato kanë vendosur që të depozitonin kallëzimin penal përkatës. Në lidhje me këtë nxënëse, mësueset kanë deklaruar se është vajzë e sjellshme, e urtë dhe me aq sa e njohin nuk ka pasur lidhje me ndonjë djalë si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë shoqërore të kësaj vepre penale dhe pasojën e ardhur në dëm të së miturës e cila ka pësuar tronditje të fortë psikologjike në momentin kur është ndërgjegjësuar për aktin seksual të kryer ndaj saj nga xhaxhai, e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie Ilir Gjoshin, vendim ky që u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Durrës. /DurrësLajm

Etiketa: e miturIlir Gjoshiperdhunimshijak

Ju sugjerojmë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Para
Akuzoi boksierin për përdhunim, transeksuali shqiptar dënohet për dëshmi të rreme

Akuzoi boksierin për përdhunim, transeksuali shqiptar dënohet për dëshmi të rreme

Foto/ Dua Lipa pjesë e festivalit më të pëlqyer në Japoni “Summer Sonic”

Foto/ Dua Lipa pjesë e festivalit më të pëlqyer në Japoni “Summer Sonic”

Humbi fëmijët binjakë, Ledian Memushaj falënderon për mbështetjen

Humbi fëmijët binjakë, Ledian Memushaj falënderon për mbështetjen

TE FUNDIT

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com