Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Tahirit për Nishanin: Kryetarja e gjykatës Kavajë liroi kriminelin

2017/02/07 at 10:40 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Letra e Tahirit për Nishanin: Kryetarja e gjykatës Kavajë liroi kriminelin

Entela Shedula, kryetare e gjykatës së Kavajës akuzohet nga ministri i Brendshëm, Tahiri se ka liruar një kriminel. Fjala është për lirimin e një shtetasi të akuzuar për tri vepra penale, të cilin kryetarja e Gjykatës së Kavajës e ka liruar nga burgu, në kundërshtim edhe me kërkesën e Prokurorisë, raporton Panorama.

Letra zyrtare e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar Presidentit Bujar Nishani, mban datën 18 prill 2014, dhe ka numër protokolli 2630/3. Ankesa për gjyqtaren e Kavajës është pjesë e një sërë vendimesh të dhëna nga gjykatat, të cilat, sipas Ministrisë së Brendshme, mund të konsiderohen flagrante.

“Kanosje me armë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje”, kështu titullohet ankesa që kreu i Ministrisë së Brendshme ka bërë më shumë se dy vite më parë ndaj gjyqtares Entela Shedula. Kjo e fundit qëndron ende në detyrë, pavarësisht ankesës së drejtuar Presidentit Bujar Nishani, të cilit mësohet se letra i është dërguar në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas ankesës së ministrit, është bërë lirimi i personit që ishte arrestuar me akuzën e kryerjes së tri veprave penale. Pasi është liruar nga qelia me vendim të gjyqtares Entela Shedula, i dyshuari është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur periodikisht në Policinë Gjyqësore.

LETRA E TAHIRIT

 “Më datë 27.11.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Allaman Beu, për veprat penale të ‘Kanosjes’, ‘Dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga nenet 84, 90 dhe 279 të K.Penal”, thuhet në letër. Sipas shkresës së ministrit të Brendshëm, prokurori i çështjes, z. Edmond Kariqi, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

 Duket se kjo masë sigurie ishte kërkuar për shkak të tri veprave penale, për të cilat akuzohej shtetasi i arrestuar në flagrancë nga ana e policisë. Por ministri i Brendshëm evidenton në letër se pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg”, nga ana e Gjykatës, me gjyqtare të çështjes znj. Entela Shedula, është ndryshuar masa e sigurisë, duke vendosur “detyrim paraqitje”.

Etiketa: entela shedulagjykatesekavajeletratahiri

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Foto/ Makina përmbyset në Fier-Lushnje, 3 të plagosur

Foto/ Makina përmbyset në Fier-Lushnje, 3 të plagosur

Shpërthimi në Bulqizë, ende nuk dihet fati i 3 minatorëve kinezë

Ja si do të ndikojnë dy eklipset e hënës në shenjën tuaj të horoskopit

Ja si do të ndikojnë dy eklipset e hënës në shenjën tuaj të horoskopit

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com