Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësuesi i dënuar për vrasje, luan bixhoz me nxënësit në klasë

2017/02/06 at 8:59 PM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësuesi i dënuar për vrasje, luan bixhoz me nxënësit në klasë

Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar mësuesin e edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.


Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën e kësaj shkolle është fyese dhe denigruese për figurën e mësuesit. Ky mësues, në kundërshtim me ligjin, inkurajon nxënësit që të fyejnë drejtoreshën gjatë orës së mësimit.

Mësuesi Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej 8 vjetësh, është i dënuar për vrasje dhe asnjëherë Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit.

Kamera e “Fiks Fare” ka sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fizkulturës luan me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit. Ora shënon 8.30 dhe në shkollë është duke u zhvilluar ora e parë e mësimit.

Mësuesi Eljus Thartori është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Në redaksinë e emisionit Fiks fare mbërriti një ankesë nga Vlora, pikërisht nga vetë mësuesi Thartori. Ai pretendonte se e kanë hequr padrejtësisht nga puna. Një ekip i Fiksit shkoi në shkollën në fjalë, ndërsa konstatuan se mësuesi i ishte rikthyer mësimdhënies. Gazetarët pyetën vetë Thartorin. Ai shprehet se është i vetëdijshëm që ai nuk i ka dokumentet në rregull, nuk posedon një diplomë të shkollës së lartë dhe aktualisht ka vetëm diplomën e shkollës së mesme në mjeshtri sportive.

Drejtoresha e shkollës, Magdalena Imeri, pohon para gazetarëve, se në dosjen e këtij mësuesi mungon edhe dëshmia e penalitetit. Për drejtoreshën Imeri kjo është edhe arsyeja e largimit të Thartorit nga puna.

Drejtoresha e shkollës tregon për Fiks fare se dëshmia e penalitetit të këtij mësuesi mund të jetë në dosjen e tij në DAR Vlorë.

Ky dokument nuk ndodhej as në Drejtorinë Arsimore të Vlorës. Drejtoresha e Zyrës Arsimore , znj Albana Hodaj tha për Fiks fare se do të interesohej për këtë rast dhe se do të merrte masa.

Por askush nuk mori asnjë masë. Në 29 janar 2017 këtij mësuesi i përfundonte kontrata e punës. Askush nuk kishte marrë asnjë masë për dokumentat e munguara në dosjen e këtij ëmsuesi dhe për verifikimin e dëshmisë së tij të penalitetit.

Gazetarët iu drejtuan edhe njëherë tjetër drejtoreshës së DAR Vlorë, znj Albana Hodaj e cila shprehet se mësuesit të fiskulturës, z.Thartori, i ka mbaruar kontrata dhe nuk është më mësues. Për ta vërtetuar gazetarët shkuan pas 5 ditësh në shkollën “Teli Ndini”, ku konstatuan se Elius Thartori vazhdonte të jeptë mësim në këtë shkollë.

Mësuesi me dy nxënësit e tij të klasës së 9-të gjatë orës së fizkulturës: ora 08:30

Drejtoresha: Ergi, Ergi çoje kokën, prindi shqetësohet vërtët, dhe e di për çfarë shqetësohet? Çoje çik kokën. E di kush është shqetësimi kryesor për prindërin? Edukata Ergi. Shiko të rrish me një mësuese në orën e mësimit dhe ajo nuk guxon… Jo jo do ta bëj vetë, do t’iu ndjek non stop.

Drejtoresha largohet……

Nxënësi: T’i q… robt debiles, ta vrasim fare.

Vjen mësuesi i Fiskulturës, Eljus Thartori

Mësuesi: Hajde vemi këtu (ulen në bankën e para ngjitur me derën e klasës) . Ç’a tha drejtoresha?

Nxënësi:Vjen aty i q… robt është rob q… fare. Vinte ajo këtu na bëntë muhabetin ne.

Mësuesi: Dale dale, se informohem unë, se kemi punë tani (fillojnë të lozin bixhoz)

Nxënësi: Po këto letrat s’do i trazosh njëçik

Mësuesi: Vendosi aty se s’u bë qameti, rradhën e ka Ergi

Nxënësi: 3-sh

Mësuesi: Dy, shtatë, tre, dy-sh. Kur bën dhe kjo drejtoresha si p.. rënd, mu si palloi.

Nxënësi: PAS

Nxënësi2: PAS

Mësuesi:Shtatë. Po kur rri serioze ajo, ma …

Mësuesi:Hë drejtoreshë të q… robt. Mu si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…

Mësuesi: T’i iki truri fare. PAS

Nxënësi: PAS

Mësuesi:Hidhe dy-shin aty

Nxënësi: Dhjetë.

Nxënësi 2: As. Gjashtë

Nxënësi: Dhjetë, ti e kishe radhën?

Nxënësi 2: Po unë.

Nxënësi: As.

Nxënësi: PAS

Mësuesi: PAS

Nxënësi: Dy Fanta.

/ Top Channel

Etiketa: mesuesi i denuarmesuesi luan bixhoznxenesit


Ju sugjerojmë

Dukati prej 10 ditësh nën flakë, pritet sërish ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Dukati prej 10 ditësh nën flakë, pritet sërish ndërhyrje nga ajri

23 Korrik, 2025 9:21 am
Bazilika e Linit/Rama ndan pamjet:Perlë e historisë dhe e turizmit kulturor shqiptar
Aktualitet

Bazilika e Linit/Rama ndan pamjet:Perlë e historisë dhe e turizmit kulturor shqiptar

23 Korrik, 2025 9:08 am
Nga vrasja te pjesëmarrja në grup kriminal…/ Ekstradohet sot nga Dubai, Denis Bajri
Aktualitet

Nga vrasja te pjesëmarrja në grup kriminal…/ Ekstradohet sot nga Dubai, Denis Bajri

23 Korrik, 2025 8:55 am
Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve
Aktualitet

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

23 Korrik, 2025 8:36 am
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Erion Veliaj i pandehur, sot i komunikohet akuza nga SPAK

23 Korrik, 2025 8:24 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 23 korrik 2024

23 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 23 korrik 2025

23 Korrik, 2025 8:15 am
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Para
Jozefina Topalli: I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar në Parlament, përveç Taulant Ballës

Jozefina Topalli: I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar në Parlament, përveç Taulant Ballës

Emisioni “Stop”/ S’kishte diplomën e së Mesmes, e pushuan si polic u bë Drejtor Burgu …..

Emisioni "Stop"/ S'kishte diplomën e së Mesmes, e pushuan si polic u bë Drejtor Burgu .....

Të plakesh në politikë, shikoni si kanë ndryshuar politikanët në pak vite 

Ilir Meta sqaron vendimin për të mbështetur Llallën përballë Ambasadorit Amerikan 
















TE FUNDIT

Zelensky nënshkruan ligjin që kufizon pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Zelensky nënshkruan ligjin që kufizon pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit
23 Korrik, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj që kufizon pavarësinë e dy agjencive kryesore kundër korrupsionit: Byrosë Kombëtare kundër...

Lexo më shumë

Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit

Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit
23 Korrik, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit. Anëtarë të koalicionit të tij kërkojnë që...

Lexo më shumë

Dukati prej 10 ditësh nën flakë, pritet sërish ndërhyrje nga ajri

Dukati prej 10 ditësh nën flakë, pritet sërish ndërhyrje nga ajri
23 Korrik, 2025

Prej më shumë se 10 ditësh, zjarri në malin e Dukatit në Vlorë vijon të jetë aktiv. Flakët janë përhapur...

Lexo më shumë

Bazilika e Linit/Rama ndan pamjet:Perlë e historisë dhe e turizmit kulturor shqiptar

Bazilika e Linit/Rama ndan pamjet:Perlë e historisë dhe e turizmit kulturor shqiptar
23 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë, Rama këtë mëngjes ka ndarë pamje nga Bazilika e Linit, e mbushur me turistë. Konkretisht, në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com