Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka një vogëlush të bukur në familjen e tij.
26 vjeçari ka publikuar për herë të parë në rrjetet e tij sociale një foto me qenushin e tij, të cilin e ka quajtur “Mic Voglushi”, që me shumë mundësi ka lidhje me fjalën “mik” të gjuhës shqipe.
Një prej komenteve të bëra në llogarinë e portierit në Instagram është nga ish kapiteni i kuq e zinjve, Lorik Cana.
“Kusho , paskët frizurën njisoj hhahhahahhhhhhhhh”- shkruan Cana duke iu referuar modelit të flokëve./ opinion.al