Euroleague nuk e ka përfshirë Kosovën në hartën e Serbisë në promon e ndeshjes së basketbollit midis ekipit serb të Crvena Zvezdas dhe asaj turke Anadolu Efes. Ky veprim ka shkaktuar indinjatë te mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar si një skandal të radhës.
Crvena Zvezda do të presë skuadrën turke në Beograd në kuadër të Euroleague. E përditshmja ‘Kurir’, shkruan: “Skandal në prag të takimit Zvezda – Efes, krerët e Euroligës e kanë shkëputur Kosovën nga Serbia”