Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli i Sigurisë për ‘Balilin’/ Presidenca: Të huajt dyshojnë tek institucionet ligjzbatuese

2017/02/03 at 3:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli i Sigurisë për ‘Balilin’/ Presidenca: Të huajt dyshojnë tek institucionet ligjzbatuese

Është mbajtur mesditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 14:00 mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombërare thirrur nga Presidenti Nishani me kërkesë të Ilir Metës. Në mbledhje ka mungur Kryeministri Rama. Mbledhja kishte si objekt mosarrestimin e boss-it të drogës Klement Balili, i kërkuar nga policia greke dhe i hetuar nga DEA amerikane.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nuk ka patur asnjë deklaratë nga pjesëmarrësit. Është Presidenca ajo që përmes një njoftimi zyrtar zbardh disa fragmente të mbledhjes. Presidenca përmend vetëm fjalën e Nishanit dhe Metës, ku theksohet se mosarrestimi i Balilit ka bërë që ndërkombëtarët të humbasin besimin tek institucionet ligjzbatuese shqiptare (polici, prokurori).

Nishani: Çështja ‘Balili’ është përtej nivelit kombëtar i tejkalon përmasat individuale të rastit në fjalë, sepse ajo është shtrirë dhe ka marrë përmasa të zgjeruara gjeografike në disa shtete fqinje dhe aleate”. Për këto arsye, ka thënë Nishani “mbledhja e sotme u thirr pikërisht për të diskutuar, përcaktuar dhe këshilluar mbi hapat e marrë, ndjekjen dhe vijueshmërinë e veprimtarive institucionale të agjencive ligjzbatuese lidhur me hetimin e mëtejshëm të saj.

Meta: Rasti konkret përbën jo vetëm një shqetësim të madh publik me ndjeshmëri të lartë, por ai ka tërhequr edhe vëmendjen e aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe agjencive ndërkombëtare ligjzbatuesve. Janë ngritur pikëpyetje për seriozitetin e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të drogës, duke dëmtuar njëkohësisht edhe imazhin e vendit tonë.

Nishani: Çështja e diskutuar paraqitet shumë problematike dhe komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë jo vetëm për mungesën e deri më tanishme të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit, trafikut të narkotikëve, pastrimin e parave por edhe për imazhin e shtetit shqiptar”. Fakti që partnerët tanë dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese janë interesuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të saj dhe kanë shprehur shqetësimin disa herë, ilustron përmasat e mëdha që ajo mbart jo vetëm duke cenuar sigurinë tonë kombëtare duke kapërcyer edhe kufijtë e vendit tonë.

Nishani: Kjo mbledhje ishte e domosdoshme dhe e rëndësishme, sepse ajo u fokusua jo vetëm te rrezikshmëria e fenomenit të narko-trafikut, por edhe te nevoja për një koordinim sa më të mirë e të efektshëm dhe rrijes së përgjegjshmërisë së të gjitha institucioneve ligjzbatuese në raport me përgjegjësitë e tyre institucionale.

*Njoftimi i plote i Presidencës

Capture

Etiketa: ceshtja balilikeshilli i sigurisenjoftimpresidenca

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Superkupa e Evropës në Shqipëri? “Arena Kombëtare” në garë me stadiumet e tjera

Superkupa e Evropës në Shqipëri? “Arena Kombëtare” në garë me stadiumet e tjera

Paradoksi Rama, i “shpall luftë” Serbisë, por injoron Këshillin e Sigurisë së Shqipërisë

Paradoksi Rama, i “shpall luftë” Serbisë, por injoron Këshillin e Sigurisë së Shqipërisë

Kush është biznesmeni i fuqishëm që i bëri presion Llallës për Bankers-in

Kush është biznesmeni i fuqishëm që i bëri presion Llallës për Bankers-in

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com