Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë për shkarkimin e ministrit Ylli Manjani.
Në një intervistë për emisionin “Tonight” të Ilva Tares, Rama tha se detyra e një ministri nuk është të bëjë rolin e opinionbërësit.
“Nëse një ministër nuk respekton rregullat dhe detyrat që ka skuadra. Detyra e ministrit është të bëjë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbërësin, apo opinion tjetërsuesin”, tha Rama.
Ndër të tjera, ai u ndal dhe tek akuzat e ministrit të Mjedisit Lefter Koka, duke iu drejtuar: “Uroj të mos e përsërisë gabimin”. Më tej, Rama theksoi se unë nuk merrem me burra me kostum, që flasin pas pilafit ose gjatë pilafit…
Intervista e Kryeministrit në Tonight minutë pas minute
Tare: Ka pritshmëri të madhe për këtë intervistë. Të hënën shkarkuat Ministrin e Drejtësisë.Si është e vërteta e shkarkimit?
Rama: Nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë nëse një Ministër nuk respekton skuadrën, rregullat dhe mbi të gjitha detyrat. Detyra e Ministrit është të bëjë të gjithë detyrat që mbulon portofoli i tij dhe jo të bëjë opinionbërësin, opoiniondhënësin apo opiniontjetërsuesin e qeverisë.Nuk ka asnjë problem ta bëjë këtë jashtë rradhëve të kabinetit qeveritar.
Tare: E ka të ndaluar të flasë një Kryeministër?
Rama: Qeveria ka një kod etik të miratuar me konsesus që përcakton saktësisht marrëdhëniet e çdo anëtari të kabinetit me kabinetin dhe publikun, Ministri ka detyrimin të flasë me publikun, pro ti shërbejë publikut si anatër i qeverisë.
Tare: Manjani po pengonte reformën në drejtësi?
Rama: Zgjedhja e Ministrit të ri do forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin dhe do jetë një nxitje mjaft e nevojshme për të çuar përpara reformën në drejtësi.Me rëndësi është çfarë qeveria prodhon për të mirën publike.