Ndue Marashi tregon në “STOP”, se në vitin 2010 ka humbur të shoqen Shpresa Marashi, për shkak të një mjekimi të gabuar.
Ai thotë, se bashkëshortja ishte mjekuar në një spital privat për 2 muaj për infeksion nga mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili. Por 6 muaj më vonë, ajo kishte ndërruar jetë, si pasojë e një tumori.
Pas humbjes së njeriut të dashur, nis beteja me drejtësinë. Prokurorja Afërdita Ndou mban peng për 7 vjet dosjen e të ndjerës, edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, i japin të drejtë Ndue Marashit.