Lideri i LSI ka dalë sot në një konferencë para gazetarëve një ditë pas Rama shkarkoi ministrin e tij të Drejtësisë, Ylli Manjani. Lidhur me akuzat e Manjanit nga Qeverisë Rama, Ilir Meta gjatë gjithë tha se çdo akuzë duhet bërë në institucionet përkatëse duke nënkuptuar prokurorinë. Meta tha se “LSI nuk do të sjellë destabilitet në vend dhe do ti përmbahet marrëveshjes deri në fundit. “Do të respektoj me frymë dhe në germë marrëveshjen e Shkodrës (1 Prillit)”, tha Meta. “Nëse Rama sot i ka 71 vota për të qeverisur vendin, LSI nuk ka pse të qendrojë si shtojcë. Edhe nëse më 19 Qershor 2017, PS dhe PD bashkë do të bëjnë 71 vota, LSI do të dalë në opozitë”, tha Meta.
Pyetje: A do të vazhdoni të qendroni në koalicion me Ramën?
Ilir Meta: Fryma e bashkëpunimit nuk është lajm për ju (mediat) dhe nuk mirëpritet as nga opozita. Nuk jam këtu për ti bërë jehonë çdo përfaqësuesi të LSI. Çdo parti ka problemet e veta, ka kundërshti.
Do tu jap një përgjigje shterruese për koalicionin. Cështja e koalicionit është përgjegjësi që buron nga detyrimi ynë parazgjedhor për votat qe kemi marr në qershor të 2013, për të bashkëqeverisur në bazë të një marrëveshje dhe platforme të firmos në Shkodrës (që ju i thoni marrëveshja e 1 Prillit). Kryetari i LSI i ka qendrar në germë dhe frymë kësaj marrëveshje. LSI ka reflektuar ndaj atyre anëtarëve që nuk i kanë qendruar marrëveshjes.
Meta për Henri Çilin: Edhe një merak tjetër që vjen nga Naimi i reformës në arsim (Henri Çili). Për Naimim dhe të gjithë zorrat ndaj LSI po ju them se ne nuk jemi parti klienteliste. Kështu nëse PD do të kishte në 2009 71 mandate ne nuk do hynim në koalicion. Nëse sot kryeministri Rama i ka 71 mandate në mënyrë legjitime, LSI del në opozitë. Por edhe nëse më 19 Qershor Edi Rama apo Lulzim Basha i bëjnë 71 mandate, LSI s’ka nevojë për të qenë shtojcë. Pra del në opozitë!
/Opiniona.l