I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Robert Rakipllari ka treguar sesi ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është kërkuar që të shkarkohet që mbrëmjen e djeshme.
Sipas tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka rënë dakord me zgjidhjen që Manjani të jap dorëheqjen, të cilën ai e ka refuzuar dhe ditën e sotme janë detyruar ta shkarkojnë atë.
Rakipllari beson se Manjani në deklaratat e tij, përveç elementeve të shtuara nga karakteri i tij, për shkak të marrëdhënieve të ndërlikuara më Ramën, ka folur në emër të LSI-së.
“Manjani ka bërë direktivat e LSI-së në qeveri”- thotë Rakipllari.
“LSI ka pranuar shkarkimin e Manjanit dhe kjo në përfundim tregon se konflikti PS-LSI nuk i shërben interesit publik. “Lufta” luhet në pallatin e pushteti dhe pushteti është i ndarë në përqindje”- shton ai.
Sipas Rakipllarit pushteti PS-LSI është i ndarë në përqindje me në këtë rast, Rama percepton se Manjani ka ndërhyrë “me leje” në pjesën e tij.
“Sot Rama është i fituar.”- tregon Rakipllari.
Për ta përmbyllur mendimin e tij me humor ai tregon se sot koalicioni PS-LSI është si një çift i ndarë, por që jetojnë në një shtëpi për arsye të ndryshme./ opinion.al