SHBA është vendi që ka buxhetin më të madh ushtarak në botë dhe shpenzon më shumë se 680 miliardë dollarë çdo vit, për të mirëmbajtur ushtrinë e vet.
Edhe në Kosovë ka trupa amerikane që ndihmojnë sigurinë. Sipas një dokumenti, mësohet se sipas planifikimit të buxhetit për vitin 2017, SHBA do të shpenzojë më shumë se 87 milionë dollarë për trupat e saj në Kosovë.
Vitin e kaluar shifra ishte edhe më e madhe, mbi 111 milionë dollarë.